Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Video
  • Kosova & Rajoni

Skandali/ Trajneri i Superligës kap për fyti arbitrin, Federata e pranon dhe e… fal

VETEMSPORT 12.12.2025 2 minutes read
llapi

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina është dënuar me 2 mijë euro gjobë për shkak të sjelljes së tij “agresive dhe kërcënuese” ndaj gjyqtarit, Ekzon Dakaj, gjatë dhe pas ndeshjes me Gjilanin, thotë Federata e Futbollit të Kosovës (FFK).

Gjilani triumfoi 3-0 ndaj Llapit në Superligë, por klubi nga Podujeva ishte i gjithi në “sulm” ndaj gjyqtarit, të cilin me një deklaratë zyrtare pas ndeshjes e cilësonte si shkaktarin e humbjes për shkak të arbitrimit të tij “tendencioz”, sipas tyre.

Megjithatë, përplasja nuk ishte vetëm në sajdet zyrtare të Klubit të Llapit, por edhe në fushë dhe madje vazhdoi edhe pas ndeshjes.

Batatina akuzohet nga FFK-ja se ka pasur “sjellje agresive, kërcënuese dhe tentonte t’i afrohej gjyqtarit”, duke e “fyer dhe ofenduar” gjatë ndeshjes.

Por, nuk mbaron këtu. Madje, situata me rrezikshme ka ndodhur pas ndeshjes.

Pas arritjes në Prishtinë, në parkingun e “Viva Fresh” në Veternik, Batatina i bllokon veturën gjyqtarit Dakaj dhe kap për fyti, sipas FFK-së.

Dhe tani, për të gjitha këto ngjarje, me Batatinën në qendër, FFK-ja ka reaguar duke dënuar trajnerin e Llapit me 2 mijë euro gjobë.

Vendimi i FFK-së:

1.Kryetrajneri i FC Llapit, Tahir Batatina; Motivi: Pas përfundimit të ndeshjes, me tone të larta kundërshton vendimin e gjyqtarit kryesor duke e fyer dhe ofenduar. Veprimet e tij ishin agresive, kërcënuese dhe tentonte t’i afrohej gjyqtarit, mirëpo falë ndërhyrjes së policisë evitohet më e keqja.

Pas arritjes në Prishtinë, në parkingun e “Viva Fresh” në Veternik, i bllokon veturën gjyqtarit kryesor dhe përsëri kërkon sqarim për dhënien e kartonit të kuq me tone të larta, si dhe kap për fyti, mirëpo falë ndërhyrjes së delegatit të ndeshjes, i cili ishte prezent, nuk lejohet të eskalojë situata. (Sipas raporteve të personave zyrtarë të ndeshjes Gjilani–Llapi).

Bazuar në nenin 6 paragrafi 1 pika C dhe nenin 14 paragrafi 1 pika 1 dhe paragrafi 2 pika C të Rregullores disiplinore: Dënohet me shumë prej 2000 euro. Afati i pagesës është 15 ditë nga dita kur vendimi bëhet i plotfuqishëm.

Post navigation

Previous: Refuzoi Shqipërinë, Mërgim Berisha bën prapakthehu
Next: “Plas” te Tirana, merret vendimi drastik pas derbit me Partizanin

Të ngjashme

trajneri
  • Kosova & Rajoni

ZYRTARE/ “Tërmet” pas humbjes te klubi i Superligës, largohet trajneri

VETEMSPORT 12.04.2026
muriqo
  • Kosova & Rajoni

HISTORIKE! Lojtari shqiptar shënon dopietë në La Liga dhe thyen rekordin e Eto’o

VETEMSPORT 12.04.2026
ismajlgeci tirana
  • Kosova & Rajoni

“Plas” keq te klubi shqiptar, drejtuesit futen në dhomat e zhveshjes. Lojtari refuzon të dalë në fushë

VETEMSPORT 08.04.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

trajneri
  • Kosova & Rajoni

ZYRTARE/ “Tërmet” pas humbjes te klubi i Superligës, largohet trajneri

VETEMSPORT 12.04.2026
egnatia
  • Kampionati

Humbja me Tiranën, deklaratë e fortë nga Egnatia. Ka dyshime për…

VETEMSPORT 12.04.2026
tirana egnatia
  • Kampionati

Tirana mposht Egnatian, si ndryshon renditja në Superiore

VETEMSPORT 12.04.2026
muriqo
  • Kosova & Rajoni

HISTORIKE! Lojtari shqiptar shënon dopietë në La Liga dhe thyen rekordin e Eto’o

VETEMSPORT 12.04.2026

Developed by

Copyright © All rights reserved. | MoreNews by AF themes.