
Klubi i Bylisit, ka dalë me një reagim të ashpër në rrjetet sociale. Ballshiotët akuzojnë se dy drejtuesit e Laçit, Naim Halilaj dhe Kleo Laska, kanë dhunuar lojtarët kundërshtarë në ndeshjen e U-19.
Sipas klubit, dy lojtarët e dhunuar janë nigeriani Ahmed Ibrahim Adepoju dhe shqiptari Mirlind Bahaj, të cilët i akuzuan se luajnë për Partizanin.
REAGIMI:
Bylis dënon incidentin e ndodhur në Laç gjatë ndeshjes së kampionatit U-19, Laçi-Bylis. Gjatë gjithë lojës ka pasur tension, por sapo ka përfunduar ndeshja, dy zyrtarët e klubit kurbinas, Naim Halilaj dhe Kleo Laska, kur lojtarët po futeshin në tunelin e dhomave të zhveshjes kanë goditur, nigerianin Ahmed Ibrahim Adepoju dhe shqiptarin Mirlind Bahaj, duke i ofenduar dhe akuzuar se luajmë për Partizanin.
Si klub dënojmë aktin e rëndë, sidomos kur ndodh në një kampionat moshash dhe ne, as nuk shitemi, e as blihemi, pasi jemi në garë. Faza “Play-Off”” sapo ka nisur dhe jemi brenda objektivit, kemi shanset tona dhe do të luftojmë deri në fund të garës.






