Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Video
  • Kampionati

Skënderbeu fiton pastër, ndizet mbijetesa. Rezultatet dhe renditja në Kategorinë e Parë

VETEMSPORT 01.03.2026 2 minutes read
skenderbeu-luftetari-1024x683

Skënderbeu fitoi me rezultatin e pastër 3-0 ndaj Luftëtarit në transfertë, në ndeshjen e vlefshme për javën e 24-t në Kategorinë e Parë.

Sukses i rëndësishëm për korçarët, që vazhdojnë marshimin në krye të renditjes, me synim, rikthimin në elitë.

Skënderbeu ishte më kërkues nga fillimi dhe e mbylli pjesën e parë në avantazh. Në minutën e 37-të, ishte i përhershmi, Saleh Nasr, i cili pas një topi të marrë në mesfushë, ia doli ta ndalë në fundin e rrjetës.

Mario Beshiraj dyfishoi shifrat në minutën e 74-t, duke dërguar në rrjetë një top të mbetur në zonë.

Ndeshjen e vulosi Aldi Gjumsi, i cili shënoi edhe të tretin në minutën e 95-të.

Me këtë sukses, Skënderbeu vazhdon i qetë në krye me 57 pikë, ndërsa Luftëtari mban vendin e parafundit me 19 pikë.

SHIKONI RENDITJEN: RENDITJA NË KATEGORINË E PARË

Në ndeshjet e tjera, Besa mori një fitore shumë të rëndësishme ndaj Burrelit me rezultatin 1-0. Kavajasit iu falën golit të shënuar nga Danaj në pjesën e parë.

Burreli renditet në vendin e gjashtë me 31 pikë, ndërsa Besa në vendin e shtatë me 28 pikë.

Kukësi nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 ndaj Ilirisë në transfertë. Bespallov i dha avantazhin verilindorëve në minutën e 12-të, por vendasit barazuan me Fofana në minutën e 55-të.

Kukësi mban vendin e fundit me 16 pikë, ndërsa Iliria renditet në vendin e pestë me 33 pikë.

Post navigation

Previous: Dhunë në futbollin shqiptar! Grushte ndaj lojtarit të Partizanit, tifozët në fushë
Next: Kategoria e Parë/ Skënderbeu siguron objektivin e parë, shikoni renditjen pas 24 javësh

Të ngjashme

Skenderbeu
  • Kampionati

Kategoria e Parë/ Skënderbeu siguron objektivin e parë, shikoni renditjen pas 24 javësh

VETEMSPORT 01.03.2026
PARTIZANI DELVINA
  • Kampionati

Dhunë në futbollin shqiptar! Grushte ndaj lojtarit të Partizanit, tifozët në fushë

VETEMSPORT 01.03.2026
tirana flamurtari
  • Kampionati

“Dridhet” stoli, klubi i Superiores largon trajnerin

VETEMSPORT 28.02.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

kupa e botes
  • Bota

E BUJSHME/ Kombëtarja e njohur tërhiqet nga Botërori?

VETEMSPORT 01.03.2026
Skenderbeu
  • Kampionati

Kategoria e Parë/ Skënderbeu siguron objektivin e parë, shikoni renditjen pas 24 javësh

VETEMSPORT 01.03.2026
skenderbeu-luftetari-1024x683
  • Kampionati

Skënderbeu fiton pastër, ndizet mbijetesa. Rezultatet dhe renditja në Kategorinë e Parë

VETEMSPORT 01.03.2026
PARTIZANI DELVINA
  • Kampionati

Dhunë në futbollin shqiptar! Grushte ndaj lojtarit të Partizanit, tifozët në fushë

VETEMSPORT 01.03.2026

Developed by

Copyright © All rights reserved. | MoreNews by AF themes.