Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Video
  • Kampionati

Dhunë në futbollin shqiptar! Grushte ndaj lojtarit të Partizanit, tifozët në fushë

VETEMSPORT 01.03.2026 1 minute read
PARTIZANI DELVINA

Tension dhe dhunë në Kategorinë e Dytë. Sfida mes Delvinës dhe Partizanit B, e zhvilluar në stadiumin “Delvina”, është shndërruar në një skenë tensioni që në minutat e para të takimit.

Incidenti i rëndë nisi në minutën e 20-të, kur futbollisti i Delvinës, Bastri Malaj, goditi me grusht lojtarin e Partizanit B, Envi Bocka.

Ky moment solli menjëherë përplasje mes dy kampeve, duke detyruar gjyqtarin Klajdi Qendraj të ndërpriste lojën për rreth 10 minuta deri në qetësimin e situatës.

Vendimi i arbitrit shkaktoi akoma më shumë polemika: Malaj, autor i goditjes, u ndëshkua vetëm me karton të verdhë, ndërsa kartoni i kuq iu tregua Lauren Ismailajt të Partizanit B, i cili ishte në stol dhe protestoi ashpër pas episodit.

Situata u përkeqësua edhe më shumë në pjesën e dytë, ku siguria në stadium dështoi pas futjes së tifozëve në fushën e lojës.

Këto incidente pritet të merren në shqyrtim nga Komisioni i Disiplinës, pasi integriteti i garës u cenua rëndë nga dhuna dhe mungesa e rendit.

Post navigation

Previous: “Dridhet” stoli, klubi i Superiores largon trajnerin
Next: Skënderbeu fiton pastër, ndizet mbijetesa. Rezultatet dhe renditja në Kategorinë e Parë

Të ngjashme

skenderbeuu
  • Kampionati

Laçi vuan, Skënderbeu dhe Pogradeci nuk zhgënjejnë. Rezultatet e renditja në Kategorinë e Parë

VETEMSPORT 07.03.2026
KORABI
  • Kampionati

VIDEO/ Çmenduri në Kategorinë e Parë, shikoni golin nga mesfusha

VETEMSPORT 07.03.2026
MixCollage-07-Mar-2026-02-15-PM-1000
  • Kampionati

Futbolli shqiptar nuk gjen qetësi! Presidenti zbret në fushë, ndërhyn policia

VETEMSPORT 07.03.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

Seanca-stervitore-e-kombetares-A-para-sfides-me-Serbine-Day-1-1-2048x1366
  • Kombëtarja

Situatë kaotike në Kombëtare! Pas Brojës Silvinjo humb edhe sulmuesin tjetër

VETEMSPORT 07.03.2026
GOLI
  • Bota
  • Kosova & Rajoni

VIDEO/ Asllani nuk fal në zonë, shikoni golin e shënuar

VETEMSPORT 07.03.2026
skenderbeuu
  • Kampionati

Laçi vuan, Skënderbeu dhe Pogradeci nuk zhgënjejnë. Rezultatet e renditja në Kategorinë e Parë

VETEMSPORT 07.03.2026
Muriqi
  • Bota
  • Kosova & Rajoni

VIDEO/ Gafë qesharake nga portieri, sulmuesi shqiptar shpërthen me dopietë në Spanjë

VETEMSPORT 07.03.2026

Developed by

Copyright © All rights reserved. | MoreNews by AF themes.