
Gjashtë ndeshjet e Kategorisë së Parë, të vlefshme për javën e 26-të, nuk prodhuan surpriza në rezultate.
Pretendentët për ngjitje, bënë detyrën e tyre, duke fituar ndeshjet respektive. Skënderbeu kryesues, triumfoi minimalisht ndaj Apolonisë, falë një penalltie të kthyer në gol nga Nasr.
Triumf minimal edhe për Laçin e vendit të dytë, që mposhti 1-0 Korabin dhe mbetet 3 pikë pas korçarëve.
Pogradeci triumfoi 3-2 ndaj Besës në transfertë, në një ndeshje spektakolare. Liqenorët mbajnë vendin e tretë me 55 pikë, 5 më pak se Laçi.
Në ndeshjet e tjera, Lushnja barazoi pa gola ndaj Luftëtarit, ndërsa 0-0 u mbyll edhe dueli Burreli-Kukësi. Iliria triumfoi 1-0 ndaj Kastriotit.




