Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Video
  • Të Tjera

Stadiumi i ri i Vorës

VETEMSPORT 12.01.2026 1 minute read

Stadiumi i Vorës do të hapë zyrtarisht dyert nesër, në prag të ndeshjes së javës së 19-të të Kategoria Superiore mes Vorës dhe Partizanit.

Pas përfundimit të punimeve të rikonstruksionit, skuadra e Vorës rikthehet në impiantin e saj për të zhvilluar ndeshjet e mbetura të këtij edicioni futbollistik.

Tashmë i transformuar në një impiant modern, stadiumi i Vorës i shtohet infrastrukturës së futbollit shqiptar si rezultat i bashkëpunimit mes Federatës së Futbollit dhe Bashkisë së Vorës.

I certifikuar si stadium i Kategorisë së 2-të, impianti përmbush standardet e UEFA-s dhe është i gatshëm të presë edhe ndeshje ndërkombëtare, sipas fazave të përcaktuara nga rregulloret përkatëse.

Projekti i rikonstruksionit ka përfunduar me sukses duke përfshirë ndërtimin e tribunës së re qendrore, rikonstruksionin e dhomave të zhveshjes, ambienteve për stafet teknike, si edhe përmirësimin e hapësirave të tjera funksionale.

Ky investim garanton kushte bashkëkohore dhe standarde të larta, duke kontribuar drejtpërdrejt në zhvillimin dhe rritjen e futbollit në vend.

Post navigation

Previous: E bujshme/ Tefik Osmani “projektohet” drejtor sportiv te klubi i Superiores
Next: Punimet drejt fundit, FSHF bën gati impiantin e ri

Të ngjashme

ipiccy_image_lIN
  • Të Tjera

Blen klub në Shqipëri? Samir Mane kalon pronarin e Milanit

VETEMSPORT 13.03.2026
baste sportive
  • Të Tjera

Rikthehen bastet sportive? Ministri i Financave jep lajmin

VETEMSPORT 11.03.2026
MERKURI
  • Të Tjera

Tragjike në Itali! Futbollisti shqiptar i jep fund jetës, zbulohet arsyeja

VETEMSPORT 25.02.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

tirana egnatia
  • Kampionati

Tirana mposht Egnatian, si ndryshon renditja në Superiore

VETEMSPORT 12.04.2026
muriqo
  • Kosova & Rajoni

HISTORIKE! Lojtari shqiptar shënon dopietë në La Liga dhe thyen rekordin e Eto’o

VETEMSPORT 12.04.2026
Screenshot-2026-04-12-155457
  • Kampionati

VIDEO/ E paprecedentë! Nga fusha në Polici, Telushin e tërheqin me forcë në fugonin e forcave të rendit

VETEMSPORT 12.04.2026
adri mehmeti dhe Lionel Messi
  • Kombëtarja

Talenti shqiptar shtang Lionel Messin, shënon gol vendimtar

VETEMSPORT 12.04.2026

Developed by

Copyright © All rights reserved. | MoreNews by AF themes.