
Tronditet sulmuesi i Real Madrid. Braziliani Rodrygo, ka pësuar këputje të ligamentit të kryqëzuar anterior në gjurin e djathtë.
Ndaj Getafes, sulmuesi u dëmtua pak minuta pasi hyri në fushë.
Analizat zbuluan shkallën e plotë të dëmtimit, duke e mbyllur sezonin për të. Ai humbet gjithashtu edhe pjesëmarrjen në Kupën e Botës me Brazilin.
Për Real Madrid kjo është një mungesë e rëndësishme në fazën vendimtare të sezonit.






