
Situata te Tirana vijon të mbetet mjaft e tensionuar, teksa problemeve në fushën e lojës u shtohen edhe ato jashtë saj.
Mesfushori Kleandro Lleshi ka vendosur të ndjekë rrugën ligjore kundër klubit bardheblu, duke depozituar një padi zyrtare në Federatën Shqiptare të Futbollit.
Sipas raportimeve të “SuperligaShqiptare 87”, 26-vjeçari pretendon se nuk është paguar prej pesë muajsh, duke kërkuar shlyerjen e menjëhershme të detyrimeve.
Përveç kërkesës financiare, Lleshi ka kërkuar edhe ndërprerjen e kontratës me klubin kryeqytetas, çka do t’i mundësonte atij largimin si lojtar i lirë.
Mesfushori iu bashkua Tiranës gjatë merkatos së verës së kaluar, por duket se krizat financiare po çojnë drejt një mbylljeje të parakohshme dhe të tensionuar të bashkëpunimit.
Kjo goditje vjen në një moment kritik për klubin, i cili po lufton për mbijetesë në elitën e futbollit shqiptar.





