Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Video
  • Bota

U largua nga Bayerni, zbulohet skuadra e re e Muller

VETEMSPORT 23.07.2025 1 minute read
IMG_7984

Pas një karriere të jashtëzakonshme me Bayernin, Thomas Muller është gati të shkruajë një kapitull të ri në futbollin ndërkombëtar.

Sipas raportimeve nga Sky Sport, sulmuesi legjendar gjerman ka vendosur të transferohet në Major League Soccer (MLS) dhe njoftimi zyrtar për të ardhmen e tij pritet të bëhet publik brenda 7 deri në 10 ditë.

Pas 25 vitesh në radhët e Bayernit, me 756 paraqitje dhe 250 gola të shënuar, kontrata e 35-vjeçarit ka përfunduar dhe ai është tani një lojtar i lirë.

Klubi që ka hedhur hapin konkret për të është Los Angeles FC, një partner strategjik i Bayernit në SHBA, i cili ka përfituar nga largimi i Olivier Giroud për të ofruar një pagë vjetore prej 4 milionë eurosh përmes rregullores së “Designated Player” në MLS.

Me përvojën e tij ndërkombëtare, Thomas Müller do të ishte një përforcim i jashtëzakonshëm për kampionatin amerikan dhe një tjetër emër i madh që ndjek rrugën e ‘yjeve’ europiane drejt SHBA-së.

Post navigation

Previous: Xhaka kërkon Premier League, por Ten Hag e bllokon
Next: Shpëtim Duro: Te Partizani ka më shumë drejtorë se lojtarë

Të ngjashme

Italy v Israel - FIFA World Cup 2026 Qualifier
  • Bota

ZYRTARE/ Italia zgjedh trajnerin e ri

VETEMSPORT 10.04.2026
Screenshot_12-2
  • Bota

E trishtë/ Ishte në stol për Poloni-Shqipëri, ndërron jetë trajneri 49-vjeçar

VETEMSPORT 10.04.2026
ernest muci
  • Bota
  • Kombëtarja

Ernest Muçi rrezikon pezullimin në Turqi, ja arsyeja

VETEMSPORT 08.04.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

trajneri
  • Kosova & Rajoni

ZYRTARE/ “Tërmet” pas humbjes te klubi i Superligës, largohet trajneri

VETEMSPORT 12.04.2026
egnatia
  • Kampionati

Humbja me Tiranën, deklaratë e fortë nga Egnatia. Ka dyshime për…

VETEMSPORT 12.04.2026
tirana egnatia
  • Kampionati

Tirana mposht Egnatian, si ndryshon renditja në Superiore

VETEMSPORT 12.04.2026
muriqo
  • Kosova & Rajoni

HISTORIKE! Lojtari shqiptar shënon dopietë në La Liga dhe thyen rekordin e Eto’o

VETEMSPORT 12.04.2026

Developed by

Copyright © All rights reserved. | MoreNews by AF themes.