
Klubi i Flamurtarit bëri të ditur se ka vendosur të mbyllë bashkëpunimin me mesfushorin Idriz Batha. Vendimi u mor pas një situate të ndodhur gjatë seancës stërvitore të zhvilluar sot.
Burime pranë skuadrës bëjnë me dije se Batha u përfshi fillimisht në një debat verbal me Kristian Nunjez, i cili më pas u shoqërua me përplasje fizike. Pas këtij episodi, drejtuesit e klubit vendosën largimin e lojtarit nga ekipi.
Batha kishte mbetur jashtë formacionit në gjashtë ndeshjet e fundit, pa regjistruar minuta loje. Ai ishte rikthyer së fundmi pas një dëmtimi që e kishte mbajtur për një periudhë të gjatë jashtë aktivitetit. Flamurtari, nën drejtimin e Françesko Morieros, po kalon një fazë të vështirë në kampionat.
Pas 16 javësh, skuadra renditet në vendin e parafundit dhe përgatitet për ndeshjen e radhës ndaj Teutës.





