Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Video
  • Bota

Vendimi qesharak në Milan-Bologna, dënohen arbitrat

VETEMSPORT 15.09.2025 2 minutes read
ARB

Milani arriti një fitore minimale ndaj Bolognas, në një takim që u mbyll me polemika, të lidhura me një episod për penallti në minutat e fundit. Arbitri kryesor Matteo Marcenaro akordoi fillimisht 11-metërshin në favor të kuqezinjve, pas një kontakti në zonë me Nkunku. Megjithatë, pas ndërhyrjes së sistemit VAR, vendimi u anulua. Pikërisht ky moment ka sjellë diskutime të shumta në futbollin italian, duke vënë në qendër të kritikave arbitrin Marcenaro dhe përgjegjësin e VAR-it, Michael Fabbri.

Sipas raportimeve të “La Gazzetta dello Sport”, Autoriteti i Arbitrave Italianë nuk ka qenë i kënaqur me mënyrën se si u menaxhua situata. Problemi kryesor lidhet me faktin se Fabbri, gjatë rishikimit të episodit, i tregoi Marcenaros vetëm pamjet e kontaktit mes Nkunku dhe Freuler, duke lënë jashtë monitorimit një tjetër moment më të qartë dhe më të rëndësishëm, atë të përplasjes me Lucumin. Ky veprim ka bërë që gabimi i VAR-it të konsiderohet më i rëndë se sa ai i arbitrit në fushë, i cili e kishte parë episodin në kohë reale dhe kishte marrë një vendim.

Për pasojë, autoritetet kanë vendosur të ndërhyjnë me masa disiplinore. Michael Fabbri pritet të mos jetë i pranishëm për të paktën dy ndeshje në qendrën e VAR-it, ndërsa Matteo Marcenaro do të pezullohet për një ndeshje.

Post navigation

Previous: ZYRTARE/ E konfirmon FIFA, Kombëtarja njihet me vendimin
Next: Dede “shpërthen” ndaj Tiranës: E shëmtuar! Mendohu mirë o vëlla, mos i hip gomarit mbrapsht

Të ngjashme

Italy v Israel - FIFA World Cup 2026 Qualifier
  • Bota

ZYRTARE/ Italia zgjedh trajnerin e ri

VETEMSPORT 10.04.2026
Screenshot_12-2
  • Bota

E trishtë/ Ishte në stol për Poloni-Shqipëri, ndërron jetë trajneri 49-vjeçar

VETEMSPORT 10.04.2026
ernest muci
  • Bota
  • Kombëtarja

Ernest Muçi rrezikon pezullimin në Turqi, ja arsyeja

VETEMSPORT 08.04.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

dodaj vllaznia
  • Kampionati

Gol dhe karton i kuq në Vllaznia-Teuta, si ndryshon renditja

VETEMSPORT 12.04.2026
trajneri
  • Kosova & Rajoni

ZYRTARE/ “Tërmet” pas humbjes te klubi i Superligës, largohet trajneri

VETEMSPORT 12.04.2026
egnatia
  • Kampionati

Humbja me Tiranën, deklaratë e fortë nga Egnatia. Ka dyshime për…

VETEMSPORT 12.04.2026
tirana egnatia
  • Kampionati

Tirana mposht Egnatian, si ndryshon renditja në Superiore

VETEMSPORT 12.04.2026

Developed by

Copyright © All rights reserved. | MoreNews by AF themes.