
Skënderbeu fitoi minimalisht derbin ndaj Pogradecit, në një fund dramatik dhe me ankth.
Pak minuta para golit të shënuar një nga personat e ndodhur në stadium, u rrëzua në tokë, duke ngjallur panik.
Në video, dëgjohen teksa kërkohet ndihma e ambulancës, ndërsa një nga të pranishmit thotë se e “shpëtoi Zoti”.
Pas kësaj, episod i frikshëm i regjistrua edhe në fushë, ku Klevis Shaqe mori një goditje të fortë në kokë dhe duhej ndërhyrja e ambulancës, për ta dërguar në spital.