
Armando Broja ishte protagonist në ndeshjen mes Bournemouth dhe Burnley. Sulmuesi shqiptar u aktivizua nga stoli në minutat e fundit të takimit.
Në minutën e 90-të, ai shënoi golin e barazimit, duke fiksuar rezultatin përkohësisht në 1-1. Goli i tij i dha Burnley-t një pikë të rëndësishme në transfertë. Megjithatë, Broja kishte mundësi të shënonte edhe golin e fitores në minutat shtesë.
SHIKONI GOLIN: https://vetemsport.com/goli-i-shenuar-nga-broja/
Pas një topi të gjatë, ai fitoi duelin në shpejtësi me mbrojtësin kundërshtar. Portieri Petroviç doli nga zona për të ndërhyrë ndaj tij. Pas përplasjes, topi mori një trajektore të pazakontë.
Sfera nuk përfundoi drejt portës dhe nuk u ndal në mënyrë të favorshme për sulmuesin. Broja pretendoi për një goditje këndi në atë rast. Arbitri kryesor dhe asistenti nuk e ndanë të njëjtin mendim. Ndeshja u mbyll në barazim 1-1.







