
Sulmuesi Vedat Muriqi ka gjetur sërish rrugën e rrjetës në elitën e futbollit spanjoll, gjatë sfidës që Mallorca po zhvillon ndaj Rayo Vallecano.
Në takimin e vlefshëm për javën e 19-të të La Liga, futbollisti i përfaqësueses së Kosovës realizoi golin e barazimit në minutën e 30-të.
Ky realizim e dërgon sulmuesin në kuotën e 11 golave personalë për këtë sezon në kampionat, duke konfirmuar formën e tij të mirë para portës. Muriqi u tregua mjaft efikas brenda zonës, duke rikthyer baraspeshën në një moment kyç të ndeshjes.
Paraqitja e tij mbetet vendimtare për objektivat e Mallorcës në këtë pjesë të parë të sezonit. Aktualisht, sulmuesi nga Prizreni po vijon të jetë pika kryesore e referimit në repartin ofensiv të skuadrës së tij.






