
Ernest Muçi vazhdon formën e tij të shkëlqyer, duke dhënë një asist vendimtar pas vetëm gjashtë minutash lojë në takimin e Kupës së Turqisë ndaj Basaksehir.
Sulmuesi shqiptar ndihmoi Felipe Auguston për të shënuar, duke dëshmuar sërish ndikimin e tij të menjëhershëm në lojën e Trabzonsporit.
Me këtë kontribut, 24-vjeçari arrin në kuotën e 6 golave dhe 5 asisteve në 10 paraqitjet e fundit në kampionat dhe kupë.
SHIKONI VIDEON:
Kjo mesatare e lartë, e cila tejkalon një kontribut për ndeshje, konsiderohet një statistikë e rrallë për një futbollist shqiptar në nivelet e larta të futbollit turk.
Pavarësisht këtyre shifrave mbresëlënëse, mbetet ende pikëpyetje nëse trajneri Silvinjo do ta përfshijë atë në listën e kombëtares për sfidën “Play-Off” kundër Polonisë më 26 mars.





