Kalo te përmbajtja
LAJMET E FUNDIT
E papritur/ Kosova ia mori Shqipërisë, FIFA përjashton sulmuesinPërplasje te Kombëtarja? Dalin pamjet, Daku kapet me…E pazakontë në Shqipëri! Lojtarët dyshohen për helmim“Tronditen” pretendentët në Shqipëri, FIFA me vendim drastik“Plas” në Kombëtare? Etrit Berisha bën deklaratën e fortëGjest i turpshëm, Taulant Balla ofendon tifozët në stadium
FacebookInstagramYouTubeTikTok
Gruda vjen te Shqipëria? Nagelsmann merr vendimin e prerë për sulmuesin
Kombëtarja

Gruda vjen te Shqipëria? Nagelsmann merr vendimin e prerë për sulmuesin

Publikuar

Trajneri i kombëtares gjermane, Julian Nagelsmann, ka folur për herë të parë në mënyrë direkte rreth mundësisë së ftesës për sulmuesin me origjinë shqiptare, Brajan Gruda.

Tekniku i “Pancerave” vlerësoi cilësitë e 21-vjeçarit që luan te Leipzig, por theksoi se ai duhet të rrisë produktivitetin e tij para portës.

Sipas Nagelsmann, për nivelin e lartë që kërkon Gjermania, numri i golave dhe asisteve të Grudës nuk është ende i mjaftueshëm për një grumbullim zyrtar.

Sulmuesi ishte pjesë e përgatitjeve për kampionatin europian, por deri më tani nuk ka debutuar në asnjë ndeshje miqësore apo zyrtare me ekipin e parë. Kjo situatë mban hapur mundësinë që lojtari të zgjedhë Shqipërinë, duke qenë se rregullorja e FIFA-s ia lejon ndryshimin e kombëtares.

Norka Security

Trajneri Silvinjo po monitoron me kujdes situatën, pasi Gruda shihet si një përforcim i vlefshëm për sulmin kuqezi. Aktualisht, futbollisti mbetet pjesë e Gjermanisë U-21, ku po kërkon të fitojë më shumë minuta. Vendimi përfundimtar i takon vetë lojtarit, i cili duhet të zgjedhë mes projektit gjerman dhe atij të Shqipërisë.

Shpërnda: Facebook
Reklamë
Ndiq VETËM SPORT

Lajmet sportive më të shpejta direkt në rrjetet tuaja.

Lajme të ngjashme

Privacy Overview

This website uses cookies so that we can provide you with the best user experience possible. Cookie information is stored in your browser and performs functions such as recognising you when you return to our website and helping our team to understand which sections of the website you find most interesting and useful.