Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Video
  • Bota

VIDEO/ Thyhet rekordi, ja lojtari më i gjatë në futboll. Debutoi në Kupë

VETEMSPORT 25.08.2025 1 minute read
fdh

Pavel Podkolzin, një 40-vjeçar rus dhe ish-basketbollist profesionist, ka vendosur rekordin botëror si futbollisti më shtatlartë në histori, me një gjatësi prej 2.26 metrash.

Ai është bërë pjesë e skuadrës amatore Amkal në Moskë, një ekip i themeluar në vitin 2018, shumë i ndjekur në mediat ruse.

Debutimi i tij ndodhi në Kupën e Rusisë ndaj FC Kaluga, ku u vendos edhe rekordi historik. Më parë, rekordi mbahej nga gjermani Jonathan Maß, 24 vjeç, me gjatësi 2.05 metra, që aktivizohej për një ekip amator.

Podkolzin më herët ka luajtur basketboll në nivele të larta, duke arritur deri në NBA me Utah Jazz dhe Dallas Mavericks mes viteve 2004-2006. Pas eksperiencës në SHBA, ai u rikthye në Rusi për të luajtur me Lokomotiv Novosibirsk dhe Khimki, ndërsa ka një periudhë edhe në Itali me Varese.

Me këtë rekord, ai bëhet një figurë unike në futbollin botëror. Historia e tij lidh dy sporte, duke kaluar nga parketi i basketbollit në fushën e futbollit.

Post navigation

Previous: U largua nga Vllaznia, Stojanovic prezantohet te skuadra e re
Next: Shqipëria apo Italia? Merret vendimi për Shpendin, do ftohet në shtator

Të ngjashme

Italy v Israel - FIFA World Cup 2026 Qualifier
  • Bota

ZYRTARE/ Italia zgjedh trajnerin e ri

VETEMSPORT 10.04.2026
Screenshot_12-2
  • Bota

E trishtë/ Ishte në stol për Poloni-Shqipëri, ndërron jetë trajneri 49-vjeçar

VETEMSPORT 10.04.2026
ernest muci
  • Bota
  • Kombëtarja

Ernest Muçi rrezikon pezullimin në Turqi, ja arsyeja

VETEMSPORT 08.04.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

dodaj vllaznia
  • Kampionati

Gol dhe karton i kuq në Vllaznia-Teuta, si ndryshon renditja

VETEMSPORT 12.04.2026
trajneri
  • Kosova & Rajoni

ZYRTARE/ “Tërmet” pas humbjes te klubi i Superligës, largohet trajneri

VETEMSPORT 12.04.2026
egnatia
  • Kampionati

Humbja me Tiranën, deklaratë e fortë nga Egnatia. Ka dyshime për…

VETEMSPORT 12.04.2026
tirana egnatia
  • Kampionati

Tirana mposht Egnatian, si ndryshon renditja në Superiore

VETEMSPORT 12.04.2026

Developed by

Copyright © All rights reserved. | MoreNews by AF themes.