Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Video
  • Kampionati

Vllaznia është e pandalshme, Partizani merr fitoren e çmendur. Shikoni renditjen

VETEMSPORT 06.02.2026 2 minutes read
KALLAKU

Vllaznia regjistroi fitoren e gjashtë radhazi në Kategorinë Superiore, duke mposhtur Vorën me rezultatin minimal 1-0 në javën e 23-të.

Sfida u vendos nga një gol i Sherif Kallakut në minutën e parë shtesë të pjesës së parë. Mesfushori shkodran realizoi me një goditje të saktë me të majtën, nga jashtë zone.

SHIKONI GOLIN:

Në pjesën e dytë, Vllaznia administroi avantazhin dhe kërkoi golin e dytë. Vora tentoi të reagojë dhe krijoi disa raste, por pa arritur të shënojë.

Portieri Pohls dhe mbrojtja shkodrane ruajtën portën të paprekur. Me këtë fitore, Vllaznia kryeson renditjen me 45 pikë. Vora mbetet në vendin e shtatë me 25 pikë.

SHIKONI RENDITJEN: RENDITJA E KATEGORISË SUPERIORE

Partizani regjistroi një fitore dramatike ndaj Bylisit, me rezultatin 2-1, në transfertë.

Të kuqtë e nisën ndeshjen me vështirësi të mëdha dhe u ndëshkuan në minutën e 30-të, kur Sandeu i dha avantazhin ballshiotëve.

Pjesa e dytë ishte e qetë, deri në minutat e fundit. Toma barazoi shifrat në minutën e 81-të, ndërsa Human realizoi golin e përmbysjes në minutën e 91-të.

Me këtë sukses, Partizani mban vendin e pestë me 30 pikë, ndërsa Bylis mbetet në vendin e tetë me 20 pikë.

SHIKONI GOLAT:

Post navigation

Previous: Mungon vetëm zyrtarizimi, Olayinka transferohet në Superligë
Next: Goli i shënuar nga Odise Roshi

Të ngjashme

dodaj vllaznia
  • Kampionati

Gol dhe karton i kuq në Vllaznia-Teuta, si ndryshon renditja

VETEMSPORT 12.04.2026
egnatia
  • Kampionati

Humbja me Tiranën, deklaratë e fortë nga Egnatia. Ka dyshime për…

VETEMSPORT 12.04.2026
tirana egnatia
  • Kampionati

Tirana mposht Egnatian, si ndryshon renditja në Superiore

VETEMSPORT 12.04.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

dodaj vllaznia
  • Kampionati

Gol dhe karton i kuq në Vllaznia-Teuta, si ndryshon renditja

VETEMSPORT 12.04.2026
trajneri
  • Kosova & Rajoni

ZYRTARE/ “Tërmet” pas humbjes te klubi i Superligës, largohet trajneri

VETEMSPORT 12.04.2026
egnatia
  • Kampionati

Humbja me Tiranën, deklaratë e fortë nga Egnatia. Ka dyshime për…

VETEMSPORT 12.04.2026
tirana egnatia
  • Kampionati

Tirana mposht Egnatian, si ndryshon renditja në Superiore

VETEMSPORT 12.04.2026

Developed by

Copyright © All rights reserved. | MoreNews by AF themes.