
Klubi i Korabit ka zyrtarizuar afrimin e dy lojtarëve të rinj në përbërje të saj: portierin Leon Kozi dhe qendërmbrojtësin Gerson Mata.
Kozi vjen te Korabi pas një periudhe të trazuar te Tirana, ku pas refuzimit të rinovimit, u largua dhjetorin e kaluar. Ndërkohë, Gerson Mata bashkohet me dibranët pasi ka spikatur në radhët e moshave të Vorës.
Klubi njoftoi se të dy lojtarët kanë nënshkruar kontratat që i lidhin me KF Korabin, duke nisur kështu një etapë të re në karrierën e tyre.
Këto lëvizje synojnë të përforcojnë prapavijën e ekipit për sfidat e ardhshme të kampionatit. Të dy futbollistët janë prezantuar zyrtarisht dhe janë vënë nën urdhrat e stafit teknik.




