Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Bota

E papritur në Itali, dënohet Igli Tare

VETEMSPORT 17.02.2026 1 minute read
Igli Tare

Gjykata Sportive në Itali ka publikuar listën e sanksioneve disiplinore për javën e fundit të kampionatit, ku pas dënimeve të bujshme te Juventusi, masa janë marrë edhe ndaj drejtorit sportiv të Milanit, Igli Tare.

Zyrtari i klubit kuqezi është ndëshkuar me një gjobë prej 10 mijë eurosh si pasojë e një incidenti të regjistruar menjëherë pas përfundimit të sfidës ndaj Pisas.

Sipas raportit zyrtar të gjyqtarit Michael Fabbri, Tare ka shfaqur sjellje agresive dhe ka hyrë në fushën e lojës pas vërshëllimës finale për të protestuar mbi vendimet e arbitrave. Megjithëse Milani arriti të fitonte takimin me rezultatin 1-2, tensioni në kampin kuqezi mbeti i lartë deri në sekondat e fundit.

Përveç gjobës ndaj drejtorit, skuadra do të përballet edhe me mungesën e Adrien Rabiot, i cili u ndëshkua me karton të kuq në minutat shtesë të takimit. Mesfushori francez do të jetë i pezulluar për përballjen e radhës që Milani do të zhvillojë kundër skuadrës së Comos.

Norka Security

Post navigation

Previous: Kaosi në Inter-Juve, dënime të rënda për bardhezinjtë. “Falet” Bastoni
Next: ZYRTARE/ Largohet nga Tirana, prezantohet te skuadra tjetër në Shqipëri

LEXO EDHE:

hajduk dinamo
  • Bota

VIDEO/ Fusha e përmbytur, derbi në kushte skandaloze. Luhet në moçal

VETEMSPORT 11.10.2026
gruda1
  • Bota

“Mallkim” për Brajan Grudën, nuk luan dot me Gjermaninë

VETEMSPORT 21.09.2026
hasi
  • Bota

VIDEO/ Trajneri shqiptar nuk përmbahet, i “sulet” keq arbitrit

VETEMSPORT 21.09.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

partizani
  • Kampionati

Partizani nuk humb kohë, zgjidhet trajneri i ri

VETEMSPORT 13.10.2026
perndreca
  • Kampionati

E papritur/ Shkëlqeu me Dinamon, Përndreca rikthehet në Superiore

VETEMSPORT 13.10.2026
armando broja
  • Kombëtarja

Broja refuzoi transferimin te Juventus, zbardhen prapaskenat

VETEMSPORT 13.10.2026
asani
  • Kombëtarja

VIDEO/ Jasir Asani i mahnit të gjithë me supergolin, por i ndodh e papritura

VETEMSPORT 12.10.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.