Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Video
  • Bota

ZYRTARE/ “Në Shqipëri vetëm për Skënderbeun”, Olayinka rikthehet te ish-skuadra

VETEMSPORT 08.02.2026 1 minute read
olayinka

Sulmuesi nigerian Peter Olayinka është prezantuar zyrtarisht si lojtari më i ri i klubit qipriot, APOEL. Ky transferim shënon një rikthim për 30-vjeçarin në kampionatin e Qipros, ku nisi karrierën e tij rreth 13 vite më parë.

Olayinka transferohet te APOEL si lojtar i lirë, pasi kishte mbetur pa ekip prej katër muajsh pas mbylljes së përvojës së tij të fundit. Përpara firmës në Qipro, sulmuesi ishte në bisedime me Karagumruk në Turqi, por marrëveshja nuk u finalizua.

Pavarësisht raportimeve për një rikthim të mundshëm në Shqipëri, kjo pistë u rrëzua për shkak të kërkesave të larta financiare të lojtarit.

Në një prononcim për “Vetëm Sport”, ish-lojtari i Skënderbeut dhe Bylisit deklaroi se në Shqipëri do të rikthehej vetëm për fanellën e klubit korçar.

Aktualisht, ai pritet të nisë një program të veçantë stërvitor për të rifituar formën fizike. APOEL e prezantoi afrimin e tij përmes një videoje në rrjetet sociale.

Post navigation

Previous: VIDEO/ Muçi është i pandalshëm! Shikoni golin e shënuar
Next: VIDEO/ Arlind Ajeti në version “bomber”, shënon dy gola në pak minuta

Të ngjashme

Italy v Israel - FIFA World Cup 2026 Qualifier
  • Bota

ZYRTARE/ Italia zgjedh trajnerin e ri

VETEMSPORT 10.04.2026
Screenshot_12-2
  • Bota

E trishtë/ Ishte në stol për Poloni-Shqipëri, ndërron jetë trajneri 49-vjeçar

VETEMSPORT 10.04.2026
ernest muci
  • Bota
  • Kombëtarja

Ernest Muçi rrezikon pezullimin në Turqi, ja arsyeja

VETEMSPORT 08.04.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

dodaj vllaznia
  • Kampionati

Gol dhe karton i kuq në Vllaznia-Teuta, si ndryshon renditja

VETEMSPORT 12.04.2026
trajneri
  • Kosova & Rajoni

ZYRTARE/ “Tërmet” pas humbjes te klubi i Superligës, largohet trajneri

VETEMSPORT 12.04.2026
egnatia
  • Kampionati

Humbja me Tiranën, deklaratë e fortë nga Egnatia. Ka dyshime për…

VETEMSPORT 12.04.2026
tirana egnatia
  • Kampionati

Tirana mposht Egnatian, si ndryshon renditja në Superiore

VETEMSPORT 12.04.2026

Developed by

Copyright © All rights reserved. | MoreNews by AF themes.