
Antonio Delaj është zyrtarisht lojtar i Skënderbeut.
Elbasani ka pranuar huazimin e sulmuesit deri në fund të sezonit aktual. Lajmi është konfirmuar përmes një njoftimi zyrtar nga klubi verdheblu.
Skënderbeu përforcon kështu repartin ofensiv, konkretisht krahun e majtë të sulmit. Delaj është 22 vjeç dhe ka nisur karrierën e tij te Vllaznia.
Gjatë merkatos së verës ai u transferua te Elbasani. Megjithatë, aktivizimi i tij me këtë skuadër ka qenë i kufizuar në minuta.
Huazimi te Skënderbeu synon t’i japë më shumë hapësira lojtari gjatë pjesës së mbetur të sezonit.




