
Klubi i Tiranës ka mbyllur zyrtarisht bashkëpunimin me sulmuesin ganez, Alfred Mensah, në orët e fundit të merkatos dimërore.
Pas bisedimeve të gjata, palët kanë arritur një marrëveshje konsensuale për ndërprerjen e kontratës, duke e lënë futbollistin lojtar të lirë.
Mensah ishte jashtë planeve të stafit teknik prej javësh, pas një gjysmësezoni të parë që rezultoi zhgënjyes në aspektin e performancës.

Sulmuesi iu bashkua bardhebluve gjatë verës, por nuk arriti të gjente rrugën e rrjetës në asnjë prej 10 ndeshjeve ku u aktivizua.
Performanca e tij larg pritshmërive detyroi drejtuesit të kërkonin një zgjidhje për largimin e tij para mbylljes së dritares së transferimeve. Tashmë, sulmuesi është në kërkim të një skuadre të re për të vazhduar karrierën e tij profesionale.





