
Malisheva është tronditur nga humbja e djeshme me Prishtinën e Re. Këto të fundit triumfuan në shtëpi me rezultatin 2-1, ndërsa ishte fitore me përmbysje në minutat e fundit.
Klubi i Malishevës në Superligën e Kosovës ka zyrtarizuar sot largimin e trajnerit Elon Berisha. Po ashtu edhe Kastriot Rexhës me Fitim Shabanit, që janë pjesë e stafit.
Njoftimi i Malishevës:
FC Malisheva njofton opinionin publik se, me marrëveshje të dyanshme, ka shkëputur bashkëpunimin me kryetrajnerin Elon Berisha, ndihmës trajnerët Kastriot Rexha dhe Fitim Shabani.
Pas ndeshjes së fundit, kryetrajneri ka marrë përgjegjësinë dhe, së bashku me menaxhmentin e klubit, është vendosur për ndërprerjen e bashkëpunimit.
FC Malisheva dëshiron t’i falënderojë përzemërsisht Elonin, Kastriotin dhe Fitimin për kontributin e tyre në klub përgjatë kësaj kohe, për profesionalizmin, korrektësinë dhe përkushtimin e tyre.
Jemi thellësisht mirënjohës edhe për rezultatet dhe secilën pikë të fituar me dinjitet, punë, mund e sakrificë.
FC Malisheva do t’i mbajë dyert e hapura edhe në të ardhmen për Elonin, Kastriotin dhe Fitimin, andaj edhe njëherë shprehim mirënjohjen tonë më të thellë për periudhën e kaluar në FC Malisheva.
FC Malisheva do të analizojë me kujdes hapat tutje dhe do të ndërmarrë hapat e nevojshëm për ecjen drejt objektivit që kemi.







