
Tirana ka marrë vendimin e rëndësishëm në prag të mbylljes së vitit.
Klubi bardheblu ka bërë të ditur se trajneri Ardijan Nuhiju nuk do të dalë në konferencat e zakonshme për mediat.
Bëhet fjalë për dy duele delikate siç është “Klasikja” me Vllazninë, më datë 20 dhjetor në orën 13:30 dhe ndeshja e fundit, transferta me Elbasanin në datën 24 dhjetor, ora 16:30.
Ky vendim vjen edhe si pasojë e krizës së rezultateve të bardhebluve.




