Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Kampionati

Kaos në Shqipëri! Shkarkohet trajneri, akuza nga presidenti: U trondita nga ajo që mësova, pazare dhe favorizime… 

VETEMSPORT 18.12.2025 3 minutes read
IMG_0975

Situata te Luzi 2008 është më e rëndë se në çdo sezon tjetër. Skuadra ka grumbulluar vetëm 9 pikë dhe ndodhet larg objektivave të parashikuara në fillim të kampionatit. Edhe pse largimet e shumta të sezonit të kaluar kanë ndikuar, për presidentin Albert Lusha përgjegjësia kryesore dhe zhgënjimi i madh mban emrin e trajnerit Bledi Kadiu.

Në një rrëfim të fortë për “Panorama Sport”, Lusha shprehet se Kadiu ishte ndër trajnerët më të parapaguar që herët, por sipas tij, përtej rezultateve të dobëta, ka shfaqur edhe sjellje të papranueshme për drejtimin e një ekipi. “Në fillim të sezonit, Luzi 2008, ndryshe nga shumë skuadra të tjera, u mblodh shumë herët dhe zhvilluam një fazë përgatitore të rregullt. Prisnim që, ashtu si dy sezone më parë, të ishim në krye dhe të synonim rikthimin në Kategorinë e Parë. Por pas kaq javësh të kesh vetëm 9 pikë është e pafalshme”, thekson Lusha.

Presidenti shpjegon se, duke qenë se jeton dhe punon në Itali, ka kërkuar të mësojë më shumë rreth shkaqeve të kësaj ecurie negative: “Unë financoj klubin nga djersa ime dhe doja të kuptoja çfarë po ndodhte realisht. Ajo që mësova ishte tronditëse. Gjatë fazës përgatitore, trajneri largoi lojtarë cilësorë si Rroca, Balla e të tjerë. Më pas, ajo që është e papranueshme, nuk aktivizonte lojtarët që e meritonin, por ata, prindërit e të cilëve i kishte pranë dhe me të cilët qëndronte në kontakt”. Lusha thekson se nuk ka prova për të akuzuar për përfitime financiare të paligjshme, por ngre dyshime serioze për mënyrën e funksionimit: “Nuk kam fakte që të them se ka marrë para nën dorë, përveç pagës që i kam dhënë, por kontaktet me prindërit dhe aktivizimi i fëmijëve të tyre nuk besoj se janë bërë pa shkak”.

BOJKOTI NË STËRVITJE Për këto arsye, presidenti ka vendosur largimin e Kadiut nga drejtimi i ekipit, por thekson se situata është përkeqësuar më tej: “Për çudi, disa futbollistë që ai vetë i kishte afruar, sigurisht me aprovimin tim, tani janë udhëzuar prej tij të mos paraqiten në stërvitje. Drejtues i klubit jam unë, unë paguaj dhe vendos gjithmonë në të mirën e klubit dhe të futbollistëve”. Në deklaratën e tij, Lusha apelon publikisht futbollistët dhe prindërit e tyre që të rikthehen në stërvitje: “Shumica janë të rinj dhe bazuar në rregullore, mungesat do të sjellin penalizime si nga klubi, ashtu edhe nga Komisionet e Disiplinës. Por mbi të gjitha, këto mosparaqitje i dëmtojnë vetë ata, sepse janë në moshë të re dhe humbasin kohë të çmuar për të ardhmen e tyre”.

Post navigation

Previous: E BUJSHME/ E kërkon trajneri, Anis Mehmeti drejt klubit të madh grek
Next: ZYRTARE/ Tirana merr vendimin për Nuhiun, para ndeshjes me Vllazninë dhe Elbasanin

Të ngjashme

egnatia
  • Kampionati

Goditja me grusht i kushton rëndë, Disiplina me vendim drastik për Gurishtën

VETEMSPORT 26.05.2026
vllazniaaa
  • Kampionati

U shfaq te Vllaznia, sulmuesi largohet dhe firmos me ekipin e ri

VETEMSPORT 26.05.2026
Vora Partizani
  • Kampionati

ZYRTARE/ Largim i papritur! Sulmuesi e mbyll me klubin e Superiores, del “okazion”

VETEMSPORT 26.05.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

Maran
  • Kombëtarja

Zbulohet lëvizja e Maran te Kombëtarja shqiptare

VETEMSPORT 28.05.2026
trajneri maran
  • Kombëtarja

Mbrojtësi “tërhiqet” nga Kombëtarja, e konfirmon Maran

VETEMSPORT 28.05.2026
maran
  • Kombëtarja

Lista e miqësoreve, Maran sqaron zgjedhjet në listë

VETEMSPORT 28.05.2026
lista kombetar
  • Kombëtarja

Muçi jashtë dhe dy risi, Maran zbulon listën e Kombëtares

VETEMSPORT 28.05.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.