
Amir Abrashi ka mbyllur përfundimisht dilemat për të ardhmen e tij duke nënshkruar një kontratë të re me Grasshoperin deri në vitin 2027.
Ndonëse u përfol për një kalim të mundshëm në Superiore, kapiteni 36-vjeçar ka zgjedhur të mbetet besnik i klubit ku nisi karrierën e tij profesionale.
Përkundër një dëmtimi të rëndë që pësoi gjatë këtij sezoni, drejtuesit e klubit zviceran kanë treguar besim të plotë te mesfushori, duke e konsideruar atë si një figurë kyçe për ekipin.
Vetë Abrashi u shpreh mirënjohës për vlerësimin, duke theksuar lidhjen e fortë emocionale që ka me ngjyrat e Grasshoperit.
Drejtori sportiv, Alain Suter, vlerësoi mentalitetin dhe përvojën e lojtarit, duke e cilësuar atë si mishërim të vlerave të klubit.
Me këtë lëvizje, duket se ish-lojtari i kombëtares shqiptare ka projektuar mbylljen e karrierës së tij në kampionatin zviceran.




