
Trajneri i Shqipërisë, Silvinjo u lidh në ditët e fundit me një kalim të mundshëm në drejtimin e Corinthias.
Klubi brazilian, ishte në kërkim të një trajneri të ri, pas dorëheqjes së Dorival Junior.
Mes emrave të përmendur nga mediat braziliane për stolin, ishte edhe ai i Silvinjos. Tekniku kuqezi është futur në muajt e fundit të kontratës me Kombëtaren shqiptare, e cila skadon në korrik.
Megjithatë një kalim i Silvinjos te Corinthias nuk do të ndodhë. Klubi brazilian ka njoftuar emërimin e Fernando Diniz në stol.







