Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Kampionati

Abilaliaj “rikthehet” te Partizani, merr meritat

VETEMSPORT 01.03.2026 2 minutes read
ABILALIAJ

Revolucioni te Partizani po jep fryte, me skuadrën e “demave” që po kalon një formë fantastike që prej emërimit të Oltijon Kërnajës në krye të pankinës.

Pas një fillimi katastrofik të sezonit, ku pas javës së gjashtë ekipi mbante vendin e parafundit me vetëm 4 pikë, situata ka ndryshuar rrënjësisht.

Humbja në derbi me Tiranën solli lëvizje drastike, shkarkimin e trajnerit Mladen Milinkoviç dhe dorëheqjen e drejtorit sportiv Arbër Abilaliaj.

Sot, Partizani ka arritur të grumbullojë 39 pikë, duke u ngjitur në kuotë të barabartë me Dinamon e vendit të katërt dhe duke u rikthyer fuqishëm në garën për objektivat madhorë.

Kjo ecuri pozitive ka sjellë edhe reagimin e ish-drejtorit Abilaliaj në rrjetet sociale. Ai ka vlerësuar formën e ekipit, por nuk ka nguruar të marrë meritat e tij, duke theksuar se ky sukses është vazhdimësi e projektit që ai vetë nisi në fillim të sezonit.

POSTIMI I ABILALIAJT:

Forma që po tregon sot Partizani është përgjigjja më e fortë për të gjithë ata që nxituan të gjykojnë, të sulmojnë dhe të hedhin baltë në momentet e para të vështira. Në fillim u tha çdo gjë e mundshme. U vu në dyshim projekti, u kritikua çdo lëvizje, u paragjykua një grup i ri që sapo po ndërtohej. Por, harrohet shpesh se një skuadër nuk lind e gatshme – ajo formohet, piqet, kalitet në kohë. Ky ekip kishte nevojë për durim, për besim dhe mbështetje. Në vend të kësaj, disa zgjodhën zhurmën, sulmin dhe negativitetin.

Sot fusha po flet ndryshe. Sot loja, karakteri dhe shpirti i garës po tregojnë se puna serioze dhe uniteti janë më të fortë se çdo fjalë e hedhur në erë. Ky është Partizani që lufton, që rritet nën presion dhe që nuk dorëzohet. Por rruga nuk mbaron këtu. Ka ende shumë për tu bërë, shumë beteja përpara, shumë prova që kërkojnë qetësim dhe bashkim. Urime Partizan! Vazhdoni me përulësi, me uri për fitore dhe me besim te njëri-tjetri. Vetëm të bashkuar – klub, skuadër dhe tifozë – arrihet madhështia. Suksese në vazhdim.

Post navigation

Previous: Kombëtarja e njohur tërhiqet nga Botërori?
Next: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Të ngjashme

IMG_4728-e1782235252769
  • Kampionati

Çudira shqiptare! Klubi largon trajnerin, por nuk ia përmend emrin

VETEMSPORT 23.06.2026
vllazniaaa
  • Kampionati

Përforcime para Europës, Vllaznia i merr dy lojtarë Partizanit

VETEMSPORT 23.06.2026
berisha
  • Kampionati

ZYRTARE/ Bernard Berisha largohet nga Dinamo, gati firma te skuadra e re

VETEMSPORT 22.06.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

IMG_4728-e1782235252769
  • Kampionati

Çudira shqiptare! Klubi largon trajnerin, por nuk ia përmend emrin

VETEMSPORT 23.06.2026
vllazniaaa
  • Kampionati

Përforcime para Europës, Vllaznia i merr dy lojtarë Partizanit

VETEMSPORT 23.06.2026
messiiii
  • Bota

Argjentina pret biletën, Messi futet në histori

VETEMSPORT 22.06.2026
berisha
  • Kampionati

ZYRTARE/ Bernard Berisha largohet nga Dinamo, gati firma te skuadra e re

VETEMSPORT 22.06.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.