
Sipas raportimeve në media, tashmë është zbuluar se kush do të jetë trajneri i ri i Partizanit. Bëhet fjalë për kroatin Mislav Karoglan.
Më tej, raportohet se trajneri kroat dhe 17 herë kampionët e Shqipërisë kanë arritur marrëveshjen, ndërsa prezantimi pritet të zyrtarizohet së shpejti.
44-vjeçari ka pasur përvojën e fundit profesionale te Ballkani, Superliga e Kosovës. Gjatë karrierës së tij si trajner, përveç Ballkanit, Karoglan ka drejtuar edhe skuadra me “peshë” si Hajduk Split, NK Istra dhe Sheriff Tiraspol.
Pas gjashtë javësh në Abissnet Superiore, Partizani mori vendimin drastik për të larguar trajnerin Florin Bratu, për shkak të rezultateve të dobëta.







