Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Video
  • Bota

Ancelotti i “shtang” të gjithë, asnjë lojtar i Realit në listën e Brazilit

VETEMSPORT 26.08.2025 2 minutes read
ancelotti-brazil

Carlo Ancelotti zbuloi listën e tij të dytë si trajner i kombëtares së Brazilit, duke lënë jashtë të gjithë lojtarët e Real Madrid, me të cilët jetoi sezone triumfi në vitet e fundit.

Tekniku italian nuk ftoi asnjë prej Vinucuis Junior, Rodrygo, Eder Militaio apo Endrick për dy sfidat e radhës në kualifikueset e Botërorit 2026 në zonën e Amerikës së Jugut.

Pesë herë kampionët e botës do të luajnë më 5 shtator në “Marakana” kundër Kilit dhe më 10 shtator në transfertë kundër Bolivisë.

Përveç lënies jashtë të “madrilenëve”, Ancelotti ka zhgënjyer pritshmëritë e mëdha të mediave braziliane për Neymar.

Sulmuesi duhet të presë ende për rikthimin e tij te “Selecao”, ndërsa objektivi i tij për të luajtur në finalet e Kupës së Botës ka marrë një tjetër goditje të rëndë.

Sa i përket lojtarëve të grumbulluar, trajneri italian ka dërguar ftesa për shumë prej futbollistëve që po shkëlqejnë në Europë, përfshirë edhe disa veteranë, si portieri Alisson, mbrojtësit Marquinhos e Alex Sandro, apo mesfushori Casemiro.

Nuk mungojnë talentet e reja të futbollit brazilian, përfshirë dy sulmuesit e Chelsea, Estevao dhe Joao Pedro.

Po ashtu, Ancelotti ka kthyer në kombëtaren e Brazilit, mesfushorin e West Ham, Lucas Paqueta dhe sulmuesin e Tottenham, Richarlison.

Në dy ndeshjet e para si trajner i “Selecao”, Anceloti ka marrë një fitore dhe një barazim, ndërsa skuadra e tij e ka siguruar kualifikimin për në finalet e “Botërorit 2026”.

Post navigation

Previous: Nis “avazi” i vjetër, ndryshon stadiumi për ndeshjen e Superiores
Next: “Do ketë pishinë publike”, publikohen pamjet e stadiumit të ri për klubin e Superiores

Të ngjashme

Italy v Israel - FIFA World Cup 2026 Qualifier
  • Bota

ZYRTARE/ Italia zgjedh trajnerin e ri

VETEMSPORT 10.04.2026
Screenshot_12-2
  • Bota

E trishtë/ Ishte në stol për Poloni-Shqipëri, ndërron jetë trajneri 49-vjeçar

VETEMSPORT 10.04.2026
ernest muci
  • Bota
  • Kombëtarja

Ernest Muçi rrezikon pezullimin në Turqi, ja arsyeja

VETEMSPORT 08.04.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

dodaj vllaznia
  • Kampionati

Gol dhe karton i kuq në Vllaznia-Teuta, si ndryshon renditja

VETEMSPORT 12.04.2026
trajneri
  • Kosova & Rajoni

ZYRTARE/ “Tërmet” pas humbjes te klubi i Superligës, largohet trajneri

VETEMSPORT 12.04.2026
egnatia
  • Kampionati

Humbja me Tiranën, deklaratë e fortë nga Egnatia. Ka dyshime për…

VETEMSPORT 12.04.2026
tirana egnatia
  • Kampionati

Tirana mposht Egnatian, si ndryshon renditja në Superiore

VETEMSPORT 12.04.2026

Developed by

Copyright © All rights reserved. | MoreNews by AF themes.