Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Kampionati

Ankesë në FSHF, klubi rrezikon humbje në tavolinë. Shkak lojtarët e Superiores…

VETEMSPORT 02.03.2026 1 minute read
superiore

Klubi i Devollit ka depozituar një ankesë zyrtare në FSHF kundër ekipit Bylis B, duke pretenduar shkelje të rregullores në ndeshjen e Kategorisë së Dytë që përfundoi në barazim 1-1.

Sipas pretendimeve të klubit ankimues, ballshiotët kanë aktivizuar katër futbollistë të ekipit të parë pa respektuar kohën e detyrueshme prej 24 orësh pushim mes dy ndeshjeve zyrtare.

Konkretisht, futbollistët Ualison, Sanogo, Kane dhe Rabiu janë aktivizuar në orën 13:00, ndërkohë që kishin luajtur vetëm një ditë më parë në sfidën ndaj Elbasanit në orën 16:30.

Devolli argumenton gjithashtu se është shkelur neni që kufizon në 10 numrin maksimal të ndeshjeve që një lojtar i ekipit të parë mund të luajë me ekipin rezervë brenda një sezoni. Ankesa kërkon që rezultati i fushës të anulohet dhe fitorja t’i jepet Devollit në tavolinë me rezultatin 3-0.

Norka Security

Organet juridike të FSHF-së kanë nisur shqyrtimin e dokumentacionit të dorëzuar për të verifikuar këto pretendime. Një vendim përfundimtar pritet të merret nga Komisioni i Disiplinës në mbledhjen e radhës. Kjo situatë mund të penalizojë Bylisin jo vetëm me pikë, por edhe me gjoba financiare.

Post navigation

Previous: Përplasja e frikshme
Next: Penalltia e diskutueshme në Partizani-Elbasani

LEXO EDHE:

Tirana-Partizani-1024x748
  • Kampionati

Vendim drastik para Partizani-Tirana, “tronditen” kryeqytetasit

VETEMSPORT 04.10.2026
pogradeci skenderbeu
  • Kampionati

Mbyllet sfida Pogradeci-Skënderbeu, 3 gola të shënuar

VETEMSPORT 02.10.2026
topi superiore
  • Kampionati

ZYRTARE/ Klubi i Superiores prezanton trajnerin e ri

VETEMSPORT 02.10.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

Seanca-Stervitore-5-Tetor-2048x1365
  • Kombëtarja

Risi e madhe te Kombëtarja, ftohet lojtari për herë të parë

VETEMSPORT 05.10.2026
Seanca-Stervitore-Kombetarja-A-4-Tetor-2026-4-1024x683
  • Kombëtarja

E papritur në Kombëtare! U njoftua i larguar, Maran surprizon me futbollistin

VETEMSPORT 05.10.2026
kombetarja-stervitje-zyrtare-helsinki-tetor-2026-1-2048x1365
  • Kombëtarja

Maran i shtang të gjithë, formacioni i mundshëm i Shqipërisë

VETEMSPORT 05.10.2026
alen sherri
  • Kombëtarja

Alen Sherri largohet nga Kombëtarja, e konfirmon Maran: Ja portieri që do të luajë

VETEMSPORT 05.10.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.