Kalo te përmbajtja
LAJMET E FUNDIT
Akuza kundërshtarit, Nelson Hysa: Më thanë që ndeshja nuk do zhvillohejNdeshjet e Champions LeagueNjë shqiptar te PSG? E zbulon ish-kapiteni i KombëtaresE papritur te Trabzonspor, “përjashtohet” Ernest Muçi“Plas” grushti, eskalon situata te debati për mosfinancim të klubeveGati ekipi i ri? U largua nga Sivasspor, Manaj nuk humb kohë
FacebookInstagramYouTubeTikTok
Ernest Muci
Kombëtarja

E papritur te Trabzonspor, “përjashtohet” Ernest Muçi

Publikuar

Mbrëmjen e së enjtes, Trabzonspor do të luajë ndaj CSKA të Sofjes sfidën e raundit të katërt të Conference League. Trajneri i skuadrës turke, Thomas Reis…

Mbrëmjen e së enjtes, Trabzonspor do të luajë ndaj CSKA të Sofjes sfidën e raundit të katërt të Conference League.

Trajneri i skuadrës turke, Thomas Reis përpara transfertës bullgarë ka marrë vendimin për të lënë jashtë të listës së të grumbulluarve, 4 futbollistë.

Dhe mes të “përjashtuarve” është sulmuesi i kombëtares shqiptare, Ernest Muçi. Mësohet se tekniku gjerman nuk ka dashur të rrezikojë me gjendjen fizike të 4 futbollistëve dhe kështu preferoi që të mos i marrë me vete drejt kryeqytetit bullgar për përballjen e radhës së Trabzonspor.

Pas 3 ndeshjeve të zhvilluara në Conference League, Trabzonspor e sheh veten në vendin e 12 të klasifikimit me 6 pikë të grumbulluara, me një bilanc 2 fitore dhe 1 humbje dhe me 6 gola të shënuar e 3 të pësuar.

Norka Security

Burimi: Vetem Sport

Shpërnda: Facebook
Reklamë
Ndiq VETËM SPORT

Lajmet sportive më të shpejta direkt në rrjetet tuaja.

Lajme të ngjashme