Kalo te përmbajtja
LAJMET E FUNDIT
Ndeshja Vora-Tirana, formacionet zyrtareNuk i kishte ndodhur kurrë! Ilir Daja e pëson te DinamoGol i anuluar, penallti dhe karton i kuq. Mbyllet Partizani-VllazniaVideo/ Sulmuesi i Shqipërisë i mahnit të gjithë, shënon supergol nga mesfushaNdeshja Partizani-Vllaznia, formacionet zyrtareVetëm një gol, mbyllet Teuta-Laçi. Si ndryshon renditja
FacebookInstagramYouTubeTikTok
Ilir Daja
Kampionati

Nuk i kishte ndodhur kurrë! Ilir Daja e pëson te Dinamo

Publikuar

Në mbi 20 vite karrierë si trajner profesionist, Ilir Daja kurrë nuk është përballur me një trysni të tillë. Humbja e fundit e ekipit të Dinamos ndaj…

Në mbi 20 vite karrierë si trajner profesionist, Ilir Daja kurrë nuk është përballur me një trysni të tillë. Humbja e fundit e ekipit të Dinamos ndaj Elbasanit në kampionat ndikoi që presidenti i dinamovitëve, Adrian Bardhi, të mos kursente askënd:

“Kush nuk e ndien këtë fanellë dhe nuk jep gjithçka për të, lojtar apo pjesëtar i stafit, të largohet që nesër. Dinamo nuk mban askënd me zor!”. Kjo deklaratë vjen si “goditje” edhe për trajnerin Ilir Daja, përgjegjësin kryesor.

Nëse i referohemi precedentëve që ka pasur në të shkuarën me presidentët ku ka drejtuar, kurrë nuk ka pasur tensione në të tilla nivele. Në tetor të vitit 2021, Daja ishte në krye të Partizanit, e ku, pavarësisht momentit të vështirë që po përjetonin “Demat e Kuq”, presidenti Gaz Demi vendosi “veton” në atë kohë, shkarkimi nuk llogaritej, as edhe nëse ata humbnin në derbi.

Ardjan Takaj i Skënderbeut ka treguar një vlerësim të lartë për Ilir Dajën, madje, në shkurt të vitit 2023, deklaroi se trajnerit në fjalë mund t’i besonte edhe drejtimin e Kombëtares shqiptare.

Norka Security

Në këtë pikë ku ndodhet, përfshirë të gjithë situatën e fundit, “timonieri” 60-vjeçar ka 2 rrugë: ose të largohet pa lavdi dhe mes kritikave të mëdha, pasi synimi ka qenë titulli, ose të pranojë këtë “furtunë” pakënaqësisht dhe të synojë ringritjen e Dinamos.

Burimi: Vetëm Sport

Shpërnda: Facebook
Reklamë
Ndiq VETËM SPORT

Lajmet sportive më të shpejta direkt në rrjetet tuaja.

Lajme të ngjashme

Privacy Overview

This website uses cookies so that we can provide you with the best user experience possible. Cookie information is stored in your browser and performs functions such as recognising you when you return to our website and helping our team to understand which sections of the website you find most interesting and useful.