
Anis Mehmeti ka përzgjedhur klubin e Ipswich Town si destinacionin e tij të radhës në karrierë.
Sipas raportimeve nga Sky Sport, sulmuesi i kombëtares shqiptare ka arritur akordin me klubin që garon në Championship pas bisedimeve me disa skuadra të tjera.
Më herët, futbollisti ishte në diskutime me Wolverhampton në Premier League, por palët nuk arritën një marrëveshje për projektin teknik.
Kontrata e re e Mehmetit me Ipswich Town do të jetë e vlefshme për një periudhë prej tre vitesh e gjysmë. Lojtari po kryen aktualisht vizitat mjekësore pranë ambientve të klubit të tij të ri.
Ky transferim vjen në një moment kur Ipswich Town pozicionohet në krye të tabelës së klasifikimit.







