Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Video
  • Kombëtarja

“Babai po çonte Mitajn te Greqia, Asllani pranë firmës me Italinë”, Reja zbulon prapaskenat e bujshme

VETEMSPORT 15.10.2025 2 minutes read
-900-0-1741014396xedireja1574030970-838

Reja zbulon prapaskenat: Asllani po firmoset te Italia, Mitaj te Greqia. Unë i solla te Shqipëria

Ish-trajneri i Kombëtares, Edy Reja, foli në Klan News, për ekipin aktual të Shqipërisë.

Ai zbuloi disa prapaskena interesante, për disa lojtarë që tashmë janë pjesë kyçe e ekipit.

Reja theksoi se Kristjan Asllani po firmoste me Italinë, por e bindi të vishej kuqezi. Po ashtu edhe për Mario Mitajn, u shpreh se kishte zgjedhur Greqinë, por e mori te Shqipëria.

Broja me mua ka luajtur. Kisha lojtarë të tjerë, që mund t’iu jepja mundësinë. Rëndësi ka qe lojtarët të luajnë me zemër dhe të luajnë për fanellën e Shqipërisë.

Strakoshën e bëra që të luajë dhe ishte e ardhmja. Me mua njëherë luante Berisha, njëherë Strakosha. Mosha ikën. Duhen parë edhe të rinjtë.

Janë të gjithë lojtarët shumë të mirë. Jemi të lidhur me një raport të mirë. Asllanin po ashtu e mora unë. Ishte duke firmosur me Italinë. Fola me menaxherin dhe e bëra të kthehej në Shqipëri. Punova një vit që të vinte. Mitaj po ashtu. Donte të shkonte të luante për Greqinë. Unë fola me babain e tij. Ai donte ta çonte te Greqia. Një meritë i shkon edhe grupit tim, që i bindëm. Tani janë të gjithë të pjekur dhe po luajnë mirë në skuadrën e tyre”, tha ai.

Reja nuk kishte këshilla për trajnerin aktual Silvinjo, të cilin e uroi për të ardhmen. Në fund u ndal edhe te ushqimi shqiptar.

“Silvinjo është shumë i Zoti, i bëj vetëm urime për të ardhmen. Ka treguar se ka aftësi dhe cilësi, për krijimin e një grupi. Këta djem i uroj të gjithë dhe janë shumë të mirë.

Trajnerët italianë janë më të përgatitur. Jo vetëm në Shqipërinë, janë kudo. Trajnerët italianë janë shumë të përgatitur. Ne kemi kulturën e punës. Kjo është bazike.

Më Shqipëri më ka pëlqyer peshku. Në Durrës më pëlqente pica. Ushqimet shqiptare janë të mrekullueshme. Tifozët t’i qëndrojnë pranë skuadër dhe të bëjnë më pak kritika. Sidomos gazetarët që janë shumë kritikues”, deklaroi Reja.

Post navigation

Previous: Shpërthen Reja: Kush tha që Silvinjo ka sjellë lojtarë të rinj?! Në Serbi fitoi ekipi im…
Next: ZYRTARE/ Largim i papritur te Partizani, vjen konfirmimi

Të ngjashme

adri mehmeti dhe Lionel Messi
  • Kombëtarja

Talenti shqiptar shtang Lionel Messin, shënon gol vendimtar

VETEMSPORT 12.04.2026
amir-abrashi
  • Kampionati
  • Kombëtarja

ZYRTARE/ Transferim në Superiore? Firmos Amir Abrashi

VETEMSPORT 10.04.2026
PEA DUKA
  • Kombëtarja

ZYRTARE/ Largim i rëndësishëm, FSHF zbulon arsyen

VETEMSPORT 10.04.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

dodaj vllaznia
  • Kampionati

Gol dhe karton i kuq në Vllaznia-Teuta, si ndryshon renditja

VETEMSPORT 12.04.2026
trajneri
  • Kosova & Rajoni

ZYRTARE/ “Tërmet” pas humbjes te klubi i Superligës, largohet trajneri

VETEMSPORT 12.04.2026
egnatia
  • Kampionati

Humbja me Tiranën, deklaratë e fortë nga Egnatia. Ka dyshime për…

VETEMSPORT 12.04.2026
tirana egnatia
  • Kampionati

Tirana mposht Egnatian, si ndryshon renditja në Superiore

VETEMSPORT 12.04.2026

Developed by

Copyright © All rights reserved. | MoreNews by AF themes.