Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Kampionati

Barazimi me Skënderbeun, Martini merr vendimin e papritur pas ndeshjes

VETEMSPORT 21.08.2026 4 minutes read
edi martini

Pas barazimit zhgënjyes ndaj Skënderbeut, trajneri i Vllaznisë, Edi Martini mori vendimin për të mos folur para kamerave të RTSH.

Ka qenë asistenti i tij, Ergi Borshi, ai që ka komentuar duelin dhe startin e kampionatit jo me këmbën e mbarë.

“Është e drejtë që të gjithë presin më shumë prej Vllaznisë, duke filluar nga publiku. Jemi ekip i ri, që është duke u ndërtuar, ka bërë disa largime e afrime, është në konsolidim e sipër. Kemi shumë punë përpara, por na mbetet të shohim ndeshjet e radhës. Janë shumë gjëra për t’u korrigjuar, që do të ulemi t’i korrigjojmë me stafin në detaje e t’i shohim në vazhdimësi.

Ulja e ritmit? Është një pikë që do të ulet të diskutohet me djemtë, me stafin. Nuk mbaron ndeshja as 2-0, as 3-0, derisa mbaron loja e i bie bilbilit gjyqtari. Deri në momentin e fundit është luftë, agresivitet, fitim duelesh, derisa mbaron loja.

Lëvizja e parë ishte taktike, se Skënderbeu po bënte kundërsulme me Nasr, duke pasur parasysh shpejtësinë dhe kapjen e thellësisë. Uldedaj është i ri, ndeshja e parë përballë publikut shkodran, mendoj që bëri mirë, por ka shumë punë. Ishte ndryshim taktik, duke pasur parasysh që Musta ka eksperiencë. Lëvizja e Dumfur ishte për kartonin e verdhë që mori dhe spostuam Dulis aty.

Loja si vjet? Edhe lojtarët e përzgjedhur janë përzgjedhur në këtë punë për t’u shkuar pas ideve që ka trajneri dhe mendoj se do ta realizojmë atë stil loje, sepse janë përzgjedhur të gjithë që kanë ardhur.

Duke pasur parasysh që Skënderbeu qëndroi në bllok të ulët, është e vështirë të kapësh thellësinë e shkelësh zonën kundërshtare. Vetëm me anë të krahëve mund të krijosh dendësi me lojtarë e krosime. Uldedaj ishte hera e parë që luante, ishte një kros në pjesën e parë vetëm nga Musta, ku reagoi portieri i Skënderbeut. Në pjesën e dytë, goli erdhi shpejt e Skënderbeu la hapësira, se kërkonte barazimin. U shfrytëzuan mirë, siç erdhi goli i dytë. Kishim dhe për të tretin me Mehmetin, por nuk është problemi te golat, se ekipet kanë strategjitë e tyre. Është detyra jonë të gjejmë zgjidhje si t’u dalim për zot atyre, për të gjetur rrugëzgjidhjen për të shkuar ku duam ne.

Treshja e mbrojtësve është hera e parë që luante një ndeshje zyrtare me njëri-tjetrin, se edhe në Europë nuk mundëm t’i aktivizonim. Besoj që ndeshje pas ndeshjeje do të konsolidohet ekipi dhe mbrojtja. Të tre në të parën, por edhe në pjesën e dytë me Mustën, është një repart që është hera e parë që luajnë bashkë. Mendoj që në pjesën e parë bënë mirë, ka plot gjëra për të rregulluar, por duhet punë dhe do kohë. Do afrimitetin, familjaritetin që krijojnë mbrojtësit ndër vete. Besoj te agresiviteti e duelet, nuk kanë qenë keq, kanë fituar shumë duele deri te i kuqi.

Mos harrojmë që është Dumfur ai që mbyll të dy zonat, edhe të Çelikoviç dhe Pusit, por ka pasur momente që na kanë rrezikuar me Nasr. Jemi një ekip në kolaudim, kanë ardhur shumë e janë larguar shumë, është koha ajo që do të rregullojë shumë gjëra dhe për këtë kam besim”, tha Borshi për RTSH pas ndeshjes.

Post navigation

Previous: Skënderbeu “trondit” Vllazninë pas 4 golave, surpriza në start
Next: Skënderbeu në Superiore, Bashkia bën lëvizjen për stadiumin e Korçës

Të ngjashme

ismajlgeci
  • Kampionati
  • Kosova & Rajoni

ZYRTARE/ Nuk ka dyshime, Ismajlgeci firmos me klubin e Superligës

VETEMSPORT 23.08.2026
tirana1
  • Kampionati

Merkato e bllokuar, zbulohet lista e lojtarëve të Tiranës ndaj Egnatias

VETEMSPORT 23.08.2026
tirana1
  • Kampionati

Merkato e bllokuar, Tirana mëson vendimin pak orë para ndeshjes me Egnatian

VETEMSPORT 23.08.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

MUCI DHE SALAH
  • Bota
  • Kombëtarja

VIDEO/ Spektakël nga Muçi, festë me Salah pas golit  

VETEMSPORT 23.08.2026
jasir asani
  • Kombëtarja

VIDEO/ Jasir Asani i mahnit të gjithë me supergolin në Iran

VETEMSPORT 23.08.2026
Edon Zhegrova
  • Bota
  • Kosova & Rajoni

Zhegrova nuk bind, Spalletti e “gozhdon” në stol

VETEMSPORT 23.08.2026
ismajlgeci
  • Kampionati
  • Kosova & Rajoni

ZYRTARE/ Nuk ka dyshime, Ismajlgeci firmos me klubin e Superligës

VETEMSPORT 23.08.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.