
Sulmuesi i Shqipërisë U17, Arman Durmisi, ka shkëlqyer sërish në kampionatin italian për të rinj me fanellën e Juventus Primavera.
Në fitoren 3-1 kundër Veronës, 17-vjeçari ishte protagonist absolut duke shënuar dy gola vendimtarë. Me këtë dopietë, Durmisi arrin kuotën e 6 golave në 12 ndeshje të zhvilluara gjatë këtij sezoni.
Statistikat e tij janë mbresëlënëse, pasi sulmuesi ka shënuar mesatarisht një gol çdo 87 minuta lojë. Vlen të theksohet se në shumë prej këtyre takimeve ai është aktivizuar si zëvendësues, duke treguar efikasitet të lartë.
Paraqitjet e fundit e pozicionojnë atë si një nga talentet më premtues në radhët e bardhezinjve. Forma e tij e mirë është një sinjal pozitiv edhe për ekipet kombëtare të moshave të Shqipërisë.







