
Mbrëmja e së mërkurës, 28 janar, ka mbyllur fazën e ligës në Champions League, duke përcaktuar 24 skuadrat që do të vijojnë garën për trofeun më prestigjioz në Europë.
Tetë ekipet e renditura në krye të tabelës kanë siguruar biletën e drejtpërdrejtë për në raundin e 1/8-ave ku dominojnë anglezët. Sipas renditjes, ato janë: Arsenal, Bayern Munich, Liverpool, Tottenham, Barcelona, Chelsea, Manchester City dhe Sporting Lisbona.
Skuadrat e renditura nga vendi i 9-të deri në vendin e 24-t nuk e kanë mbyllur ende misionin e kualifikimit. Ato do të përballen në një raund me dy ndeshje (vajtje-kthim) për të përcaktuar 8 biletat e mbetura.
Në këtë fazë do të jenë: Real Madrid, Inter, PSG, Newcastle, Juventus, Atletico Madrid, Atalanta, Bayer Leverkusen, Borussia Dortmund, Olympiacos, Club Brugge, Galatasaray, Monaco, Qarabag, Bodo/Glimt dhe Benfica.






