Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Kombëtarja

“Dhimbje koke” për Silvinjon, vjen lajmi i keq për Hysajn

VETEMSPORT 01.03.2026 2 minutes read
hysaj

Trajneri i Lazios, Maurizio Sarri, ka marrë vendimin për të lënë jashtë listës së grumbullimit mbrojtësin e Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj, për sfidën e radhës kundër Torinos.

Sipas raportimeve nga kampi bardhekaltër, shkak për këtë mungesë janë bërë disa probleme fizike që lojtari ka shfaqur së fundmi, duke e bërë të pamundur aktivizimin e tij në këtë përballje të rëndësishme të Serie A.

Ky lajm vjen në një moment mjaft delikat për mbrojtësin shkodran, i cili po kalon një nga sezonet më të vështira në karrierën e tij në Itali.

Edhe pse ky është viti i tij i pestë me fanellën e Lazios, Hysaj ka humbur hierarkinë në formacionin e Sarrit, duke u aktivizuar në vetëm 4 takime përgjatë gjithë këtij edicioni.

Shumë prej ndeshjeve ai i ka ndjekur nga tribuna apo stoli, duke ngritur pikëpyetje mbi të ardhmen e tij në kryeqytetin italian, sidomos tani që dëmtimet po bëhen pengesë për rikthimin e tij në fushë.

Dëmtimi i tij vjen në një moment delikat edhe për Kombëtaren shqiptare, që do të përballet me Poloninë në “play off” të Botërorit.

Post navigation

Previous: Përshkallëzohet lufta në Iran, reagon Jasir Asani për herë të parë
Next: Rastet e diskutueshme në Elbasani-Bylis

LEXO EDHE:

Screenshot
  • Bota
  • Kombëtarja

VIDEO/ Anis Mehmeti i shënon Arsenalit, shkëlqen në ndeshjen e parë si titullar

VETEMSPORT 15.09.2026
tolaj
  • Bota
  • Kombëtarja

Shqipëria tenton sulmuesin, Tolaj shtang me vendimin

VETEMSPORT 15.09.2026
hysaj
  • Bota
  • Kombëtarja

Klubi italian tenton Hysajn, lojtari merr vendimin

VETEMSPORT 15.09.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

Screenshot
  • Bota
  • Kombëtarja

VIDEO/ Anis Mehmeti i shënon Arsenalit, shkëlqen në ndeshjen e parë si titullar

VETEMSPORT 15.09.2026
tolaj
  • Bota
  • Kombëtarja

Shqipëria tenton sulmuesin, Tolaj shtang me vendimin

VETEMSPORT 15.09.2026
hadroj
  • Kampionati

Dështon transferimi te Dinamo, zbardhen prapaskenat e Hadrojit

VETEMSPORT 15.09.2026
gruda1
  • Bota

Shqipëria apo Gjermania? Lajm i madh për Grudën, merr ftesën për ndeshjet e shtatorit

VETEMSPORT 15.09.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.