
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në ndeshjen mes Gramozit dhe Apolonisë B, e vlefshme për Kategorinë e Tretë, ku ekipi mik u paraqit në fushë me vetëm shtatë futbollistë.
Ky fakt i ka lehtësuar detyrën ekipit të Gramozit, i cili triumfoi me rezultatin e thellë 5-0, duke shënuar të gjithë golat që në pjesën e parë.
Pavarësisht diferencave në renditje, ku Apolonia B mban vendin e katërt dhe Gramozi renditet i parafundit me 7 pikë, numri i pamjaftueshëm i lojtarëve bëri që sfida të mos kishte histori.
Ky nuk është rasti i parë që klubi fierak, i cili ekipin e parë e ka pjesë të Kategorisë së Parë, dërgon skuadrën zinxhir në transfertë me organikë të mangët. Kjo situatë ka ngritur pikëpyetje mbi seriozitetin e garës në këtë nivel të futbollit shqiptar.




