Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Kampionati

Partizani u ndal në Vorë, dënohet trajneri Kërnaja

VETEMSPORT 15.03.2026 1 minute read
oltion kernaja

Barazimi 2-2 i Partizanit ndaj Vorës nuk ka sjellë vetëm ndarjen e pikëve, por edhe një mungesë të rëndësishme për stafin teknik të “të kuqve”.

Gjatë takimit të sotëm, Oltijon Kërnaja u ndëshkua me karton të verdhë për protesta, duke plotësuar numrin katër të tyre për këtë sezon. Ky ndëshkim do të thotë se Kërnaja do të jetë i pezulluar për ndeshjen e radhës në kampionat ndaj Teutës.

Momenti i ndëshkimit erdhi në minutën e 42-të, pikërisht kur Vora shënoi golin e avantazhit. Kërnaja pretendoi për një faull të padhënë në favor të Partizanit, aksion i cili solli goditjen e këndit nga ku lindi goli i kundërshtarëve. Gjyqtari Klodian Shahini nuk i toleroi protestat, duke i treguar kartonin e verdhë që do t’i kushtojë prezencën në Durrës.

Sfida ndaj Teutës, e planifikuar për më 21 mars, konsiderohet vendimtare për të dyja skuadrat që synojnë një vend në “Final Four”.

Norka Security

Post navigation

Previous: Çudira shqiptare! Skuadra nis ndeshjen me shtatë lojtarë
Next: E rëndë/ Ankth te kryeqytetasit, lojtari aksidentohet dhe rrezikon shumë

LEXO EDHE:

partizani
  • Kampionati

Partizani nuk humb kohë, zgjidhet trajneri i ri

VETEMSPORT 13.10.2026
perndreca
  • Kampionati

E papritur/ Shkëlqeu me Dinamon, Përndreca rikthehet në Superiore

VETEMSPORT 13.10.2026
partizanii
  • Kampionati

Pasoi Orges Shehin, zbulohet kandidati për stolin e Partizanit

VETEMSPORT 12.10.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

partizani
  • Kampionati

Partizani nuk humb kohë, zgjidhet trajneri i ri

VETEMSPORT 13.10.2026
perndreca
  • Kampionati

E papritur/ Shkëlqeu me Dinamon, Përndreca rikthehet në Superiore

VETEMSPORT 13.10.2026
armando broja
  • Kombëtarja

Broja refuzoi transferimin te Juventus, zbardhen prapaskenat

VETEMSPORT 13.10.2026
asani
  • Kombëtarja

VIDEO/ Jasir Asani i mahnit të gjithë me supergolin, por i ndodh e papritura

VETEMSPORT 12.10.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.