
Andrea Belotti ka mbyllur sezonin, për shkak dëmtimi. Sulmuesi i Cagliarit u dëmtua ndaj Interit, në ndeshjen e javës së pestë në Serinë A.
Testet kanë zbuluar një këputje të ligamenteve në gjurin e tij të majtë. Sezoni për Belottin është mbyllur, me sulmuesin që duhet t’i nënshtrohet operacionit.
Belotti u bashkua me Cagliarin në fund të merkatos, duke firmosur për një sezon.
Megjithatë, ai luajti vetëm tre ndeshje dhe tani duhet të vuajë një problem të madh si këputja e ligamenteve.