Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Kampionati

Dueli me Elbasanin, te Vllaznia marrin vendimin e papritur

VETEMSPORT 08.12.2025 2 minutes read
vllaznia3

Për të dytën herë radhazi tek Vllaznia nuk ka një konferencë zyrtare para ndeshjeve të Superiores. Kështu shkodranët nuk dolën në një prononcim për mediat para ndeshjes të së enjtes kundër Vorës, që përfundoi në shifrat 0-0.

Dhe një gjë të tillë e kanë vijuar edhe në prag ndeshjen me Elbasanin, ku asnjë zyrtar i klubit, pjesëtar i stafit teknik apo futbollist nuk është prononcuar si zakonisht për mediat lokale në Shkodër, por edhe ato kombëtare. Në këtë mënyrë kuqeblutë kanë mbyllur “gojën” në prag të një dueli shumë të rëndësishëm në kampionat. Ku ndaj Elbasanit ditën e hënë luhet për kreun e renditjes së Superiores dhe 9 herë kampionët e vendit synojnë rikthimin në vendin e parë të renditjes.

Por, kjo lëvizje për të mos u prononcuar për mediat duket disi e çuditshme nga ana e klubit shkodran, që në asnjë moment nuk ka pasur ndonjë konflikt me median e shkruar apo atë vizive, pavarësisht çdo lajmi të publikuar lidhur me kuqeblutë. Por, duket se situata jo edhe aq pozitive që po kalon skuadra në këtë periudhë, me rezultatet që nuk kanë qenë aty ku presin në Shkodër, kanë bërë që ekipi të jetë disi në presion.

Dhe për këtë arsye tek Vllaznia kërkojnë të jenë sa më të qetë dhe po ashtu larg vëmendjes së mediave dhe publikut. Kështu për të përgatitur në mënyrën më të mirë të mundshme duelin e kreut ndaj Elbasanit ditën e hënë.

Norka Security

Post navigation

Previous: E BUJSHME/ Trajneri i Superligës në telashe, Policia nis hetimet
Next: Epike nga tifozët! Blejnë biletat e rivalëve për të shijuar rënien, por surprizohen keq

LEXO EDHE:

teuta
  • Kampionati

Katër gola, mbyllen dy ndeshjet e Superiores. Rezultatet dhe renditja

VETEMSPORT 10.10.2026
fshf
  • Kampionati

E papritur! Shtyhet ndeshja e kampionatit shqiptar

VETEMSPORT 10.10.2026
flamurtari
  • Kampionati

Kategoria e Parë/ Kukësi e pëson në fund, fiton Flamurtari. Mësoni rezultatet

VETEMSPORT 10.10.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

teuta
  • Kampionati

Katër gola, mbyllen dy ndeshjet e Superiores. Rezultatet dhe renditja

VETEMSPORT 10.10.2026
mehmeti1
  • Kombëtarja

Luajti dhe shënoi me Shqipërinë, Mehmeti merr lajmin e keq

VETEMSPORT 10.10.2026
fshf
  • Kampionati

E papritur! Shtyhet ndeshja e kampionatit shqiptar

VETEMSPORT 10.10.2026
muci
  • Kombëtarja

VIDEO/ Ernest Muçi gjen golin, nis festën në Turqi

VETEMSPORT 10.10.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.