Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Video
  • Kombëtarja

Dueli me Serbinë, Broja bën deklaratën e madhe: Të fitojmë dhe të shënoj unë…

VETEMSPORT 08.10.2025 2 minutes read
IMG_9657

Në prag të sfidës së shumëpritur ndaj Serbisë, dy prej figurave kyçe të Kombëtares shqiptare, sulmuesi Armando Broja dhe mbrojtësi Arlind Ajeti, dolën sot në një konferencë për mediat, ku shprehën vendosmërinë e skuadrës për të luftuar për tri pikët.

“Më e rëndësishme është që të fitojë Shqipëria”,u shpreh sulmuesi kuqezi Armando Broja, duke theksuar se rezultati i ekipit vjen gjithmonë para statistikave personale.

“Më bukur është që të fitojmë ndeshjen dhe të shënoj, nëse më del rasti”, shtoi ai, duke mos fshehur dëshirën për të gjetur rrugën e rrjetës, por gjithnjë në funksion të suksesit të skuadrës.

“Më e rëndësishme është që të marrim tre pikët”,përfundoi Broja.

Nga ana tjetër, mbrojtësi Arlind Ajeti u fokusua te forca e kundërshtarit, por edhe përgatitja taktike e Shqipërisë për këtë sfidë delikate.

“Serbia ka lojtarë të mirë”, pranoi ai, por theksoi se ekipi kuqezi po bën punën e saj. “Ne do analizojmë çdo lojtar dhe do të jemi të përgatitur për çdo rast.”

“Do tentojmë që të mos pësojmë dhe sulmuesit e dinë vetë çfarë do bëjnë”.

Shqipëria do të përballet me Serbinë në një ndeshje të ngarkuar emocionalisht dhe me rëndësi të madhe për ecurinë në grup.

Post navigation

Previous: Ishte në stolin e rivalëve, Pogradeci zgjedh trajnerin e ri
Next: ZYRTARE/ Duka merr postin e rëndësishëm në FIFA

Të ngjashme

adri mehmeti dhe Lionel Messi
  • Kombëtarja

Talenti shqiptar shtang Lionel Messin, shënon gol vendimtar

VETEMSPORT 12.04.2026
amir-abrashi
  • Kampionati
  • Kombëtarja

ZYRTARE/ Transferim në Superiore? Firmos Amir Abrashi

VETEMSPORT 10.04.2026
PEA DUKA
  • Kombëtarja

ZYRTARE/ Largim i rëndësishëm, FSHF zbulon arsyen

VETEMSPORT 10.04.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

dodaj vllaznia
  • Kampionati

Gol dhe karton i kuq në Vllaznia-Teuta, si ndryshon renditja

VETEMSPORT 12.04.2026
trajneri
  • Kosova & Rajoni

ZYRTARE/ “Tërmet” pas humbjes te klubi i Superligës, largohet trajneri

VETEMSPORT 12.04.2026
egnatia
  • Kampionati

Humbja me Tiranën, deklaratë e fortë nga Egnatia. Ka dyshime për…

VETEMSPORT 12.04.2026
tirana egnatia
  • Kampionati

Tirana mposht Egnatian, si ndryshon renditja në Superiore

VETEMSPORT 12.04.2026

Developed by

Copyright © All rights reserved. | MoreNews by AF themes.