Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Video
  • Bota

Dy humbje në start, drejtuesit e Interit nuk falin. Ndërhyjnë menjëherë

VETEMSPORT 14.09.2025 2 minutes read
inter

Inter ka regjistruar një nga nisjet më të dobëta të sezonit në epokën e tre pikëve për fitore, me vetëm një fitore pas tre javësh dhe dy humbje të pësuara, kundër Udineses dhe Juventusit.

Një start i tillë është parë vetëm në sezonin 2011/12, atëherë kur në stol ishte Gian Piero Gasperini. Humbja në “Allianz Stadium” e ka lënë Interin gjashtë pikë pas Juventusit dhe Napolit, që kryesojnë renditjen me pikë të plota.

Trajneri Chivu është shprehur i qetë për të ardhmen, por ka theksuar se skuadra duhej të menaxhonte më mirë momentet e ndeshjes kundër bardhezinjve. Statistikat nuk janë pozitive: gjashtë gola të pësuar në tre ndeshje, me Sommer të kritikuar për gabimet dhe Akanjin që ende përshtatet.

Mesfusha ka treguar probleme, edhe pse Calhanoglu ka shënuar dy gola. Lautaro Martinez u kthye pa shkëlqimin e zakonshëm pas angazhimeve me Argjentinën.

Në këtë situatë, drejtuesit e Interit kanë ndërhyrë menjëherë. Një takim i posaçëm u zhvillua në qendrën stërvitore në Appiano, ku e gjithë hierarkia e klubit ishte e pranishme, bashkë me trajnerin dhe stafin teknik. Qëllimi i takimit ishte i qartë, skuadra duhet të reagojë menjëherë dhe të gjejë rrugën e rezultateve pozitive. Për Interin, gabimet e tjera nuk lejohen, pasi sezoni është ende në fillim, por diferencat me rivalët kryesorë kanë filluar të krijohen.

Post navigation

Previous: Surprizë e madhe në Serinë A, Asllani dhe Ismajli festojnë ndaj Romës
Next: Gazetarët i kërkuan llogari Idrizit, reagon Flamurtari: Dyshojmë se ishin me armë…

Të ngjashme

Italy v Israel - FIFA World Cup 2026 Qualifier
  • Bota

ZYRTARE/ Italia zgjedh trajnerin e ri

VETEMSPORT 10.04.2026
Screenshot_12-2
  • Bota

E trishtë/ Ishte në stol për Poloni-Shqipëri, ndërron jetë trajneri 49-vjeçar

VETEMSPORT 10.04.2026
ernest muci
  • Bota
  • Kombëtarja

Ernest Muçi rrezikon pezullimin në Turqi, ja arsyeja

VETEMSPORT 08.04.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

dodaj vllaznia
  • Kampionati

Gol dhe karton i kuq në Vllaznia-Teuta, si ndryshon renditja

VETEMSPORT 12.04.2026
trajneri
  • Kosova & Rajoni

ZYRTARE/ “Tërmet” pas humbjes te klubi i Superligës, largohet trajneri

VETEMSPORT 12.04.2026
egnatia
  • Kampionati

Humbja me Tiranën, deklaratë e fortë nga Egnatia. Ka dyshime për…

VETEMSPORT 12.04.2026
tirana egnatia
  • Kampionati

Tirana mposht Egnatian, si ndryshon renditja në Superiore

VETEMSPORT 12.04.2026

Developed by

Copyright © All rights reserved. | MoreNews by AF themes.