Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Kampionati

Gazetarët i kërkuan llogari Idrizit, reagon Flamurtari: Dyshojmë se ishin me armë…

VETEMSPORT 14.09.2025 2 minutes read
MixCollage-13-Sep-2025-07-49-PM-1405

Klubi i Flamurtarit, ka reaguar pasi gazetarët e emisionit Piranjat, i kërkuan llogari presidentit Sinan Idrizi, për mos shlyerjen e rrogave dhe heqjen nga puna të dy punonjëseve.

Në reagimin e klubit, thuhet se dyshimet janë të forta se “anëtarë të këtij grupi, të kamufluar si gazetarë, kanë qenë të pajisur edhe me armë të sofistikuara, çka e bën edhe më të rëndë ngjarjen dhe rrezikun e krijuar për sigurinë e pjesëmarrësve.”

REAGIMI

“Flamurtari Football Club dënon me forcë ngjarjen e paprecedentë të ndodhur dje gjatë ndeshjes Tirana – Flamurtari. Gjatë zhvillimit të aktivitetit, një grup i paidentifikuar personash ndërhyri në mënyrë të paligjshme, duke penguar administratorin e klubit tonë të kryente funksionet e tij.

Ky akt është i papranueshëm dhe përbën një përpjekje të qartë për të denigruar dhe penguar aktivitetin sportiv të Flamurtarit.

Dyshimet tona janë serioze se anëtarë të këtij grupi, të kamufluar si gazetarë, kanë qenë të pajisur edhe me armë të sofistikuara, çka e bën edhe më të rëndë ngjarjen dhe rrezikun e krijuar për sigurinë e pjesëmarrësve.

Falënderojmë drejtuesit e Klubit Tirana për ndërhyrjen e shpejtë dhe kontributin në normalizimin e situatës.

Flamurtari F.C. do të ndjekë deri në fund çdo hap ligjor dhe do të kërkojë zbardhjen e plotë të këtij incidenti, në mënyrë që sporti shqiptar të mos bëhet peng i akteve të dhunshme dhe tentativave për intimidim”, thuhet në reagim.

Post navigation

Previous: Dy humbje në start, drejtuesit e Interit nuk falin. Ndërhyjnë menjëherë
Next: Spikat derbi Pogradeci-Skënderbeu, mësoni axhendën e Kategorisë së Parë

LEXO EDHE:

hadroj
  • Kampionati

Dështon transferimi te Dinamo, zbardhen prapaskenat e Hadrojit

VETEMSPORT 15.09.2026
beselidhja
  • Kampionati

Largimi i Plorit, zbulohet trajneri që do të drejtojë Besëlidhjen 

VETEMSPORT 15.09.2026
skender e
  • Kampionati

Skënderbeu nuk gjen qetësi! Zbulohet vendimi i fundit nga klubi

VETEMSPORT 15.09.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

tolaj
  • Bota
  • Kombëtarja

Shqipëria tenton sulmuesin, Tolaj shtang me vendimin

VETEMSPORT 15.09.2026
hadroj
  • Kampionati

Dështon transferimi te Dinamo, zbardhen prapaskenat e Hadrojit

VETEMSPORT 15.09.2026
gruda1
  • Bota

Shqipëria apo Gjermania? Lajm i madh për Grudën, merr ftesën për ndeshjet e shtatorit

VETEMSPORT 15.09.2026
dion kacuri
  • Kosova & Rajoni

E BUJSHME/ Mesfushori shqiptar braktis Zvicrën, do të luajë për vendlindjen

VETEMSPORT 15.09.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.