Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Video
  • Bota
  • Kombëtarja

E ardhmja e Brojës, Chelsea i surprizon të gjithë me vendimin për shqiptarin

VETEMSPORT 29.07.2025 2 minutes read
Armando Broja

Ndonëse nuk bën pjesë në planet e stafit dhe klubit, Chelsea ka vendosur një çmim të lartë për Armando Brojën.

Sipas raportimeve të fundit të mediave britanike, Chelsea kërkon më së paku 25-30 milionë euro që të vazhdojë bisedimet për shitjen e lojtarit të Shqipërisë. Një shifër shumë e lartë duke pasur parasysh dëmtimet e shpeshta të Brojës në vitet e fundit dhe faktin se nuk ka lënë gjurmë për shkak të minutave të pakta.

Nga ana tjetër pritej që vlera e kartonit të Brojës në këtë moment të kishte pësuar një ulje në rreth 10-15 milionë euro, por ky përgjysmim nuk ka ndodhur për londinezët. E gjitha kjo në dukje është një “lajm i mirë” pasi tregon vlerën e lartë në treg, por dhe shumë e rrezikshme.

Për shkak të kësaj vlere të lartë, Broja mund të përfundojë në një tjetër huazim ose do të gjejë një ekip të ri në orët e fundit të merkatos së verës, siç ndodh gjithmonë. Kjo dëmton seriozisht lojtarin që duhet të transferohet sa më shpejt në ekipin e ri pasi kështu humbet fazën përgatitore me ekipin e ri dhe kjo i sjell ngarkesë të madh gjatë ndeshjeve të kampionatit duke e çuar në një dëmtim të ri dhe në një luftë më të madhe për vendin e titullarit, kur 11-sha është e konsoliduar.

Post navigation

Previous: Shitje e bujshme! Klubi i Kategorisë së Dytë në Shqipëri arkëton 550 mijë euro
Next: Mungon vetëm zyrtarizimi, Tirana afron një sulmues

Të ngjashme

adri mehmeti dhe Lionel Messi
  • Kombëtarja

Talenti shqiptar shtang Lionel Messin, shënon gol vendimtar

VETEMSPORT 12.04.2026
amir-abrashi
  • Kampionati
  • Kombëtarja

ZYRTARE/ Transferim në Superiore? Firmos Amir Abrashi

VETEMSPORT 10.04.2026
PEA DUKA
  • Kombëtarja

ZYRTARE/ Largim i rëndësishëm, FSHF zbulon arsyen

VETEMSPORT 10.04.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

trajneri
  • Kosova & Rajoni

ZYRTARE/ “Tërmet” pas humbjes te klubi i Superligës, largohet trajneri

VETEMSPORT 12.04.2026
egnatia
  • Kampionati

Humbja me Tiranën, deklaratë e fortë nga Egnatia. Ka dyshime për…

VETEMSPORT 12.04.2026
tirana egnatia
  • Kampionati

Tirana mposht Egnatian, si ndryshon renditja në Superiore

VETEMSPORT 12.04.2026
muriqo
  • Kosova & Rajoni

HISTORIKE! Lojtari shqiptar shënon dopietë në La Liga dhe thyen rekordin e Eto’o

VETEMSPORT 12.04.2026

Developed by

Copyright © All rights reserved. | MoreNews by AF themes.