
Policia e Kosovës ka nisur hetimet ndaj trajnerit të Llapit, Tahir Batatina. Ky i fundit dyshohet se ka tentuar të sulmojë gjyqtarin Egzon Dakaj.
Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në kryeqytet, pak orë pas ndeshjes mes Gjilanit dhe Llapit.
Nëse dyshimet konfirmohen, Batatina rrezikon shumë dhe do të ishte një precedent i rrezikshëm për futbollin.
Kujtojmë se Llapi u mposht 3-0 nga Gjilani, ndërsa kishte polemikë të mëdha për gjykimin.






