Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Video
  • Kombëtarja

E BUJSHME/ E zbulon FIFA, Silvinjo i merr lojtarin Kosovës

VETEMSPORT 10.03.2026 2 minutes read
kombetarja shqiperia

Bujar Pllana është zyrtarisht pjesë e Kombëtares shqiptare pas autorizimit të marrë nga FIFA për ndryshimin e përfaqësueses. 

Mbrojtësi 24-vjeçar, i cili më parë ka qenë pjesë e ekipit U-21 të Kosovës, ka marrë lejen e nevojshme pasi nuk kishte zhvilluar asnjë ndeshje zyrtare me ekipin e parë të “Dardanëve”.

Trajneri Silvinjo i ka dërguar ftesën mbrojtësit që luan si në qendër, ashtu edhe në krahun e djathtë, duke e përfshirë në planet për sfidat e radhës, ndërsa kjo është zbuluar nga FIFA. 

Pllana vjen pas një aktivizimi të rregullt në elitën e futbollit polak këtë sezon, ku ka regjistruar 11 ndeshje dhe 794 minuta lojë. Krahas tij, te kuqezinjtë pritet edhe afrimi i mbrojtësit të majtë të AEK-ut të Athinës, Stavros Pilios.

Këto lëvizje vijnë në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen teke të “Play-Off”-it të Kupës së Botës 206, që do të luhet më 26 mars në Varshavë kundër Polonisë. Fituesi i këtij takimi do të kalojë në finalen që përcakton pjesëmarrjen në Botërorin që zhvillohet këtë verë në SHBA, Meksikë dhe Kanada. 

Lista e plotë e futbollistëve të grumbulluar pritet të publikohet nga Silvinjo gjatë javës së ardhshme.

Post navigation

Previous: 6 gola dhe karton i kuq! Egnatia “tremb” Vllazninë, si ndryshon renditja

Të ngjashme

broja
  • Kombëtarja

E pabesueshme/ Broja “prek fundin”, sulmuesi merr lajmin e keq

VETEMSPORT 09.03.2026
Komb
  • Kombëtarja

Priste ftesë nga Silvinjo, dëmtohet sulmuesi shqiptar

VETEMSPORT 09.03.2026
dsg
  • Kombëtarja

VIDEO/ Lojtari i Kombëtares shënon golin e parë të skuadra e re

VETEMSPORT 08.03.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

kombetarja shqiperia
  • Kombëtarja

E BUJSHME/ E zbulon FIFA, Silvinjo i merr lojtarin Kosovës

VETEMSPORT 10.03.2026
egnatia
  • Kampionati

6 gola dhe karton i kuq! Egnatia “tremb” Vllazninë, si ndryshon renditja

VETEMSPORT 09.03.2026
partizani
  • Kampionati

Partizani me hap kampioni! Nxjerr Dinamon jashtë “Final Four”, shikoni renditjen

VETEMSPORT 09.03.2026
broja
  • Kombëtarja

E pabesueshme/ Broja “prek fundin”, sulmuesi merr lajmin e keq

VETEMSPORT 09.03.2026

Developed by

Copyright © All rights reserved. | MoreNews by AF themes.